Fundamenti

Legjenda e Gjilanit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ju që më doni, ejani me mua në Gjilanin e purpurt të kujtimeve pranverore në çdo stinë, të thurim së bashku atmosferën e krijimit, gjurmëve të lashtësisë e kohës së artë të një brezi që dha shumë e nuk mori gjë për vete.

Ishte një kohë me lindje e rilindje poetike, me dashuri për fjalën e fjalë për dashurinë, duke kënduar për kohët e rrëmujshme e për urën e larë me gjakun e shekujve, duke gërshetuar kohë të lashta e kohë të reja, duke madhëruar trimërinë e duke hyrë legjendave e realiteteve të krijuara me vdekje, qëndresë e shpresë.

Mobi Casa

Ejani me mua e të këndojmë vjeshtat poetike e dimrat e përjetësisë, pranverat me kujtime e dashuritë që nuk vjetrohen… Ejani me mua!

Ramadan Mehmeti