FIDANISHTJA

Legjenda e futbollit gjilanas, Nexhmedin Bunjaku refuzon mirënjohjen nga Komuna, shkaku i stadiumit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Njëri ndër futbollistët e njohur gjilanas, e poashtu edhe gjyqtarë i futbollit, Nexhmedin Bunjaku, nëpërmjet një reagimit të bërë ka deklaruar se e refuzon mirënjohjen e dhuruar nga komuna e Gjilanit për kontributin e dhënë për futbollin gjilanas. Arsyeja kryesore sipas Bunjakut, është mos mbajtja e premtimit nga kryetari i komunës sa i përket çështjes së stadiumit.

Në postimin e Bunjakut, ndër të tjera thuhet:

Në prag të derbit më të madh të futbollit të Kosovës – FC Drita – SC Gjilani, i cili edhe kësaj radhe do të zhvillohet në stadiumin ndihmës të qytetit, që as për së afërmi nuk i plotëson kushtet për një armatë të madhe të tifozerisë Intelektualët dhe Skifterat, por edhe tifozë nga e gjithë Anamorava dhe më gjerë, në shenjë proteste dhe gjykoj ashpër strukturat udhëheqëse të Komunës se Gjilanit për mos mbajtjen e premtimin për rregullimin e stadiumit qw ishte edhe “moto” e juaja gjatë fushatës zgjedhore; dhe mu për këtë kam vendosur të refuzoj mirënjohjen e ndarë nga ju z.Kryetar për kontributin tim shumë vjeçar në sport e në veçanti ne futboll.

z.Kryetar i Komunës, Alban Hyseni, nuk jam i ngjyrosur politikisht dhe të ju gjykoj për këtë, por po ju gjykoj për mos përmbushjen e premtimit që keni dhënë vet ju dhe këtë premtim nuk e mbajte.

FIDANISHTJA

Çështja e stadiumit të futbollit në Gjilan, do të mbetet njolla më e zezë në qeverisjen tuaj, sa do që të zgjasë ajo??. Gjilanasit do e kalojnë me dhimbje edhe derbin e nesërm, por nuk do ta kalojnë asnjëherë dhimbjen qe i shkaktuat ju dhe gjithë ata që kishin për detyrë të ndërtojnë këtë stadium në vatrën e kulturës sportive, në qytetin ku sporti lulëzon çdo ditë dhe qytetarët janë shpirtnisht të lidhur me të.

z.Kryetar, ju dhe secili që ka hise në këtë dështim, do e keni edhe një barrë në ndërgjegjen tuaj – e pranuat apo jo.

ps. Kërkojë ndjesë nga bashkë futbollistët e gjeneratës dhe të tjerëve, por është vendim vetëm i imi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.