UBT

Legjenda e futbollit, Diego Maradona vdes në moshën 60-vjeçare

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Legjenda e madhe argjentinase, Diego Armando Maradona ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare.

Maradona tash e një kohë është i sëmurë dhe së fundmi pati një intervenim në tru.

Megjithatë, ky operacion u tha se u kalua me sukses, por mediat argjentinas tani raportojnë krejtësisht diçka tjetër.

Hidromorava

Sipas mediave argjentinase, Maradona ka vdekur gjatë ditës së sotme (e mërkurë) në moshën 60-vjeçare.

Menjëherë lajmi u konfirmua edhe nga mediat kryesore evropiane si Bild, RTL dhe BBC.

Arsyeja e vdekjes së legjendës argjentinas thuhet se është sulm në zemër./telegrafi/