GRANDEMALL

Legjenda e dramatizuar e Kadaresë emocionon deri në ngazëllim publikun

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Nata e katërt, e parafundit e Festivalit të Dramës Shqipe “Talia e Flakës” solli para artdashësve gjilanas shfaqjen “Kush e solli Doruntinën”, të dramatizuar nga Agron Gërguri, i cili ishte edhe bashkëregjisor me Emin Z. Emini, prodhim i Teatrit të Podujevës.

Njëra nga legjendat më të bukura të letërsisë sonë, romani i Kadaresë “Kush e solli Doruntinën” në vazhdimësi ka “nxitë kureshtjen” e krijueseve për ta trajtuar në mënyra të ndryshme artistike, e teatri “Avdush Hasani” nga Podujeva e ka sjellë të përpunuar e dramatizuar, premiera e së cilës ishte në dhjetor të vitit që lamë pas.

Sipas rrjedhës së legjendës në vet romanin e Kadaresë, drama fillon natën kur Doruntina kthehet në shtëpi. Legjenda thotë që, vëllai i saj Konstandini, i premtoi asaj dhe së ëmës që do ta jetë pikërisht ai që do ta sjellë në gjini, nga shtëpia e burrit nga “përtej shtatë maleve e kodrave”, ku do të martohej.

Tërë ngjarja me të papriturat e saj fillon natën kur Doruntina kthehet në gjini pas një kohe relativisht të gjatë, dhe pas shumë ngjarjesh e të papriturash që kishin ndodhur. Personazhi kryesorë, kapiten Stresi, përpiqet të zbulojë kush e ka sjellë në të vërtetë Doruntinën, pasi nuk mund të besonte që Konstantini është ngritur prej varri për ta mbajtur besën!

Linja e rrëfimit të shfaqjes së dramatizuar është e ndërtuar mbi bazën konstante të rrjedhës së legjendës, e sjellë në atë mënyrë në skenë, për ta mbajtur në pritje të vazhdueshme publikun, nga situata në situatë, nga momenti në moment, herë-herë duke ngritur dilema alternative, porse, në funksion të tërësisë së strukturës së saj.

Mobi Casa

Ndonëse në situata veprimi skenik si “domosdo e natyrës së teatrit” zëvendësohej me narracion të ekzagjeruar, shfaqja si e tërë përmbante aq elemente të realizuara në mënyrë pothuajse të jashtëzakonshme, sa s’kishte sesi të mos bënte për vete e të mishëronte me të publikun e kultivuar gjilanas.

Skenografia e shfaqjes me elemente të nevojshme, tërësisht funksionale, muzika e jashtëzakonshme “live” që shtonte deri në “delir” kërshërinë e spektatorit, krahas domosdosë së harmonisë së situatave skenike, ishin disa nga veçoritë që e dallonin këtë shfaqje, ndërsa loja e aktorëve ishte relative, ndërsa impresionuese ishte paraqitja e Ryva Kajtazi,(Doruntina), përvoja e së cilës bëri që të “fashitet e heshtur” përkohësisht salla e teatrit të Gjilanit.

Padyshim se shfaqja e Trupës Teatrore “Avdush Hasani” nga Podujeva ishte edhe një argument i radhës se Skena Teatrale në Kosovë po qëndron në këmbë të forta, dhe se kjo trupë teatrale është rrëfim në vete, në kuadër të rrëfimit të gjërë për tërësinë e skenës Kosovare e Kombëtare.

Në shfaqje kanë luajtur aktorë rezidentë të teatrit “Avdush Hasani”, si Ryva Kajtazi, Besart Zeneli, Sindi Citaku, Muhamet Zeka, Valire Haxhijaj e Gani Morina./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.