UBT

Legjenda e boksit Gjilanas e Kosovar, Agim Latifi nënkryetar i FBK-së premton rikthim të boksit në nivelin më të lartë

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Ditë më parë në suazat e sportit e tolerancës nën vëzhgimin e sekretarit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Shasivar Haxhijaj, Federata e Boksit të Kosovës ka përzgjedhur strukturat e saja drejtuese. Nga 22 klube me 44 delegat dhe 3 delegat të tjerë që vinin nga radhët e shoqatës së gjyqtareve, trajnerëve dhe e delegatëve me gjithsej 47 pjesëmarrës me të drejtë vote Kuvendi i Federatës së Boksit të Kosovës ka emëruar për kryetar Enver Krasniqin dhe nënkryetar Agim Latifin.

Ish-legjenda e boksit Gjilanas e Kosovar, Agim Latifi, i cili në moshën 16-të vjeçare në KB Partizan të Gjilanit i veshi dorëzat e boksit të këtij sporti fisnik duke u bërë një boksier në legjendë në boksin Kosovar.

Është hera e parë në historikun e FBK-së që një boksier Gjilanas të arrijë të bëhet nënkryetar i kësaj federate.

Për ish-boksierin Latifi, ky besim i dhënë nga të gjithë delegatët e bën krenar që me punën e tij në të ardhmen të kontribuoj për sukseset e boksit Kosovarë.

“I falënderohem të gjithë delegatëve për besimin e dhënë që të jem nënkryetar i Federatës së Boksit, është një privilegj dhe përgjegjësi e madhe të jem nënkryetar, por së bashku në mënyrë transparente Federatën e Boksit do ta bëjmë shembull se si duhet punuar në mënyrë profesionale për ta rikthyer namin që kemi pasur dikur në boksin evropian, vetëm së bashku ne mundemi të arrijmë që boksierët tanë të ngjiten në piedestalet më të larta të boksit”.

RCCOLA

Nënkryetari Agim Latifi ka theksuar se prioritet do t’ju jepet me të madhe boksierëve të rinjë, ndërsa do të kenë bashkëpunim të ngushtë me të gjitha klubet në Kosovë.

“Synimi ynë është që boksierët e rinjë të talentuar, në bashkëpunim me klubet e boksit në Kosovë do të koordinohemi që këtyre talenteve t’ju jepet rasti dhe me programe të ndryshme të cilat do t`i prezantojmë shumë shpejt do të na bëjnë krenar në ringjet evropiane, vetëm në këtë mënyrë ne mundemi ta rikthejmë namin që dikur e kemi pasur në boksin evropian”.

Agimi ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar për të mirën e boksit.
“Një falënderim i veçantë shkon për paraardhësit e më hershëm në Federatë të cilët kanë punuar me përkushtim të madh, por tani do të hapim një kapitull të ri me shtigje të gjata pasi shteti ynë njihet si vend i talenteve të boksit, por duhet punë, mjete financiare dhe profesionalizëm, e ne si Federatë së bashku do të bëjmë përpjekje që Federatës së Boksit po i hapet një kapitull i ri sukseseve”.

Agim Latifi njihet si personalitet mjaft punëtor me një përvojë të gjatë në mes litarëve të ringut, por ai njihet edhe si menagjues mjaft i mirë me një karrierë të pasur të boksit, Latifi kudo që u paraqiti dridhi ringjet duke na bërë krenar në kohërat më të vështira.

Agim Latifi pas vetës ka lënë një histori të madhe të boksit gjatë karrierës së tij.
1980 – Kampion i ish-Jugosllavisë (për të rinjë)
1980-87 – ishte reprezentues i ish-Jugosllavisë
1980 – Nënkampion në Kampionatin Ballkanik në Izmir të Turqisë (medalja e agjendë)
1982 – Fitues në turneun në Stokholm në Suedi (medalja e artë )
1983 – Fitues në turneun në Stokholm në Suedi (medalja e artë)
1985 – Kampion me KB Prishtina (konkurrenca ekipore)
1986 – Nënkampion i ish- Jugosllavisë (medalja e argjendtë)
1987 – Kampion Ballkanik në Prishtinë (medalja e artë)
Agim Latifi për 6 muaj ishte anëtar i KB Sllavia e Banjallukës si huazim për 6 muaj për tu rikthyer në KB Prishtina.
1987 – Kampion i Lojërave Mesdhetare në Lataki në Siri (medalja e artë) ./rajonipress/