Eko Higjiena

Legjenda e basketbollit Hyrije Fejzullahu-Halimi: Nuk i vendosëm themelet e basketbollit për huliganizëm

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Në ligën Prince Caffe Superliga në basketboll, kanë ndodhur shumë ndërprerje të ndeshjeve për shkak përleshjeve të tifozëve duke shkaktuar lëndime të shikuesve por edhe vandalizëm të skajshëm nëpër palestrat tona, duke u bërë lajm për të keq në shumë mediume evropiane.

Federata e Basketbollit të Kosovës duke i parë këto dukuri me 15 dhjetor 2022, kishte marrë një vendim që të ndalohet pjesëmarrja në mënyrë të organizuar dhe në çfarëdo shenje dalluese për të gjitha grupet e tifozëve në ndeshjet e basketbollit.

Ky vendim shfuqizohet me 28 shkurt 2023 nga Këshilli për Parandalimin e Dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive me dekretin e të parit të FBK-së.

Këtë vandalizëm të shikuesve të klubeve të Kosovës për shumë qytetarë e sportist janë të papranueshme dhe të shëmtuara, që i bëjnë dëm tejet të madh jo vetëm basketbollit por edhe shtetit të Kosovës.

HW

Për ikonën e basketbollit kosovar e gjilanas, Hyrije Fejzullahu –Halimi, e cila tani e 31 vite jeton me familje në Gjermani, këto dukuri janë të pafalshme. “Jam shumë e brengosur me këto dukuri negative, ne nuk vendosëm bazamentin e basketbollit në Kosovë që të rrahemi, të fyejmë dhe të shkaktojmë vandalizëm nëpër palestra, kjo është gjëja më e shëmtuar e një populli pasi nëpërmjet këtyre gjesteve ne japim imazh shumë të keq në Evropë e më gjerë. Ne jemi familje dhe kudo që jetojmë kemi sakrifikuar rininë tonë për këto ditë që një ditë të luajmë të lirë e të kontribuojmë për shtetin tonë e jo të shkaktojmë trazira nëpër palestra tona, kjo nuk falet dhe duhet të eliminohet urgjent ky ves që nuk i takon popullit shqiptarë”, thekson mjaft e zhgënjyer, ikona e basketbollit Hyrije Fajzullahu – Halimi.

Ish-basketbollistja me nam kujton momentet kur luanin në palestrat anembanë ish-Jugosllavisë. “Ishin kohëra të vështira por synimi e vullneti i mposht të gjitha. Kudo që kemi luajtur kemi qenë të fyera e të kërcënuara, por idealin të cilin e kishim për klubin e për Kosovën ishin të pa mposhtura, pasi ne vendosëm themelet e basketbollit për rininë që një ditë të jetë e lirë e pavarur, e jo që sot të shkatërrojmë atë që kemi ndërtuar, duhet kuptuar se sporti është vetëm sport asgjë më shumë”.

Hyrije Fejzullahu – Halimi është basketbollistja e parë shqiptare në Anamoravë e më gjerë, e cila me shumë sukses djersiti fanellën e ish-klubit të famshëm Universiteti nga Prishtina e cila garonte në elitën e basketbollit të ish-Jugosllavisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.