ARKATANA

Legia e Varshavës e transferon talentin shqiptar

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Legia e Varshavës bën sërish pazar te Tirana. Vetëm disa muaj pasi transferoi sulmuesin e talentuar bardheblu, Ernest Muçi, klubi polak ka arritur marrëveshjen me Tiranën edhe për mesfushorin Jurgen Çelhaka.

Lajmi është zbuluar nga mediat polake, sipas të cilave mesfushori bardheblu pritet të zbarkojë nesër në Varshavë, ku pasi të kryejë vizitat mjekësore, do të hedhë edhe firmën mbi kontratën 4-vjeçare.

UBT

Ende nuk bëhet e ditur shifra qo të përfitojë klubi i Tiranës nga ky transferim, ndërsa vetë Çelhaka do të ketë misionin të zëvendësojë polakun Bartosz Kapustka, i cili pësoi një dëmtim të rëndë dhe do të mungojë disa muaj.

Ashtu si te të rinjtë e Tiranës dhe skuadra e parë bardheblu, Muçi e Çelhaka duket se do të luajnë sërish bashkë edhe te Legia e Varshavës, me klubin polak që ka vendosur të investojë te dy futbollistët e rinj të talentuar shqiptarë. /SS/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.