Eko Higjiena

Ledina: Në zemër me ty jam

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Këngëtarja shqiptare Ledina Çelo, e cila po jeton në Gjermani së bashku me familjen e saj do të sjellë një projekt të ri muzikor.

Ka qenë vetë këngëtarja ajo që ka postuar një status në rrjetin social Facebook ku shkruan“ Një këngë shumë e bukur, kompozuar nga Adrian Hila, së shpejtiiii!”.

Ajo ka zbuluar dhe titullin e këngës “Në zemër me ty jam”.

RCCOLA

Ashtu siç ka shkruar dhe vetë Çelo, ajo i ka besuar këtë këngë një kompozitori të njohur siç është Adi Hila.

Mamaja seksi ka postuar edhe një foto në studion e regjistrimit ku ka vënë sdhe një mesazh ku thuhet “Këngë e re”.