Hidromorava

Ledian Memushaj luajti më shumë se një orë për Pescarën në fitoren ndaj Monzës

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ledian Memushaj ka luajtur nga minuta e parë në takimin ndërmjet Pescares dhe Monzës, shkruan “Zeri.info”.

Pescara triumfoi në shtëpi me rezultat 3:2 ndaj Monzës në kuadër të javës së 13-të në kategorinë e dytë të futbollit italian.

RCCOLA

Memushaj u zëvendësua pas më shumë se një ore lojë, saktësisht në minutën e 67-të, pasi i liroi vendin bashkëlojtarit të tij, Luca Crecco.

Pescara nuk është duke kaluar edicion të mirë në Serie B, pasi ndodhet në vendin e 18-të me 11 pikë të tubuara dhe është shumë larg objektivit për inkuadrim në Serie A. /Zeri.info