Ledian Memushaj i pazëvendësueshëm në fitorën e Pescarës në udhëtim
Skuadra italiane, Pescara ka arritur të marrë tre pikë në udhëtim te Ascoli pasi e mposhti me rezultat të pastër 0:2, në takimin e javës së dhjetë në Serie B, shkruan “Zeri.info”.
Në takimin që u zhvillua sonte në mbrëmje (e premte) ishte i pranishëm edhe futbollisti shqiptar, Ledian Memushaj.
Lojtari “kuqezi” ishte i pazëvendësueshëm për 90 minuta te skuadra e tij.
Vlen të theksohet se Memushaj u ndëshkua me karton të verdhë në minutat shtesë të këtij ballafaqimi.
Me këto tre pikë, Pescare mbetet në zonën e rrezikshme, saktësisht në vendin e 17-të me shtatë pikë të grumbulluara. /Zeri.info/


