Fundamenti

Leci: AAK hynë e fuqishme për ta fituar Dardanën

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Këshilli Drejtues i Degës së AAK-së në Dardanë me unanimitet të plotë ka nominuar kryetarin e degës së AAK-së Lulzim Leci për kandidat për kryetar komune në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Lulzim Leci është duke kryer studimet doktorale për Psikologji-Pedagogji, ndërsa ka qenë themelues i Zonës Operative të Karadakut, këshilltar në Qeverinë e parë të Kosovës dhe zëvendësministër raporton rajonipress.

I pranishëm në shpalljen e kandidaturës së AAK-së për Kamenicën ishte edhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj i shoqëruar edhe nga nënkryetari Ahmet Isufi dhe nga anëtari i Kryesisë Avni Arifi.

Ramush Haradinaj çmoi lart kontributin e Lulzim Lecit për punën e deritashme në gjitha nivelet ku ka shërbyer, ndërsa tha se Lulzim Leci është i përkushtuar që bashkë me qytetarët e Dardanë të punojnë për ndryshime pozitive n këtë komunë.

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues, AAK po ashtu ka miratuar me unanimitet të plotë edhe Listën e këshilltarëve për Asamble Komunale që përbëhet me kandidatë të profesioneve të ndryshme dhe me një përfshirje të gjitha lokaliteteve të Komunës.

Mobi Casa

Listës së kandidatëve për këshilltarë komunalë të AAK-së i prinë Satmifer Kryeziu (ish-nënkryetar i LDK dhe këshilltar i Kuvendit Komunal i cili para disa ditësh iu bashkua AAK-së). Ndërsa pas bartësit të listës të gjithë kandidatët për këshilltarë komunal janë radhitur sipas rendit alfabetik.

Në këtë mbledhje të Këshillit Drejtues të AAK-së po ashtu me shumicë absolute, mbështetjen për të udhëhequr me procesin zgjedhor si shef i shtabit e mori Ramadan Basha (i cili ka ardhur në AAK nga AKR-ja ku ka qenë në zgjedhjet e fundit kandidat për kryetar komune).

Gjithashtu, AAK është në përmbyllje të plotë të programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme i cili do tú ofrohet shumë shpejt qytetarëve të Dardanës për diskutim.

Lulzim Leci tha për rajonipress se AAK hynë në zgjedhjet e 3 nëntorit më e fortë se kurrë dhe me një ekip unik për të fituar dhe qeverisur me Dardanën në 4 vitet e ardhshme./rajonipress/

Mund të ju interesoj: