GRANDEMALL

Leblebiat, të dobishme për organizmin

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Bishtajoret në përgjithësi janë një burim i pasur i proteinave të kualitetit të lartë me aminoacidet esenciale, kështu që nuk është befasi që shërbejnë si një zëvendësim për mishin. Ato përmbajnë shumë vitamina, me theks të veçantë ato të grupit B, sidomos acid folik, i cili është i vlefshëm për gratë shtatzëna.

Janë përplot me minerale të tilla si: kalcium, magnez, hekur, zink, selen dhe fibra të tretshme dhe të patretshme. Pas kësaj përmbledhjeje të shkurtër është e qartë se kemi nevojë për të ngrënë leblebia sa më shpesh. Në njëqind gramë përmbajnë rreth 360 kalori, 19 për qind proteina, gjashtë për qind yndyrë, 60 për qind karbohidrate, 17 g fibra dietike dhe 10.7 g sheqer.

UBT

– Leblebia dhe speci i kuq për më shumë energji: Një në pesë gra ka nivele të ulëta të hekurit. Konsumi i ushqimeve të pasura me hekur nuk do të ndihmojë shumë nëse trupi nuk është në gjendje që të tretë ushqimin. “Hekuri që vjen nga bimët në organizmin tonë shpesh është i vështirë për tretje”, thotë Heather Mangieri, pronarja e një qendre ushqyese në Pitsburg. Hekuri në leblebia tretet më shpejt në organizëm nëse i shtoni spec të kuq. Pikërisht vitamina C nga specat është thelbësor për të lehtësuar absorbimin e hekurit, shkruan gazeta ‘Zeri’.

– Përmirësojnë shëndetin: Falë fibrave, pasi të konsumoni leblebia, më gjatë do të ndiheni të ngopur, por kanë edhe një avantazh të madh në lidhje me shëndetin pasi kanë një efekt të dobishëm për kolesterolin dhe problemet me diabet, pasi e rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak. Gjithashtu kanë një efekt të mirë në shëndetin e zemrës për shkak të acidit folik.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.