GRANDEMALL

Leart Paqarada mund t’i bashkohet Kolnit pas vendimit të ri të CAS

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Vendimi për ndalimin e transferimeve të klubit gjerman Kolnit është pezulluar deri në një vendim tjetër ka njoftuar këtë të premte klubi gjerman, pasi këtë vendim e ka marr Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

Ky është një lajm shumë pozitiv për Leart Paqaradën pasi do të mund t’i bashkohet Kolnit që prej verës, pas përfundimit të sezonit aktual.

Reprezentuesi i Kosovës, që po aktivizohet te St Pauli, ishte zyrtarizuar te klubi i Bundesligës në janar të këtij viti.

28-vjeçari ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

UBT

“FC Koln u informua këtë mbrëmje nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit Sportiv CAS se dënimi në rastin Jaka Potocnik do të pezullohet në pritje të vendimit të apelit. Kjo do të thotë se klubi është në gjendje të veprojë në përgatitje për sezonin 2023/24”.

“Angazhimi i Leart Paqaradës, i cili u bë në fillim të janarit, është i vlefshëm. Mbrojtësi i majtë lejohet të kalojë në FC gjatë verës dhe prandaj ka të drejtë të luajë”, thuhet në njoftimin e Kolnit.

Paqarada do të luajë në Bundesliga sezonin e ardhëm. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.