Le t’i këqyrim liderët deri ku po shkojnë
Nga Gani Sadiku – Gjatë zgjedhjeve të asamblesë kushtetuese në Korçë, Noli kishte mbajtur një nga fjalimet më të njohura të tij në sheshin “Themistokli Gërmenji”, Në këtë fjalim ai kishte folur edhe për atë se: “Politikanët tanë, të cilët i cilëson si njerëz që dinë vetëm të çorganizojnë shtetin dhe nuk lënë rehat, as ata që dinë ta organizojnë atë”.
Noli iu bënë të ditur zgjedhësve dhe popullit shqiptar se, “pushka tani nuk është e rëndësishme dhe se ajo duhet të përdorej vetëm kundrejt shkelësve të jashtëm, kurse ndaj shkelësve të brendshëm duhej të përdorej trimëria e shpirtit, e cila është më e lartë se trimëria e pushkës”.
Historia ne na ka treguar se shqiptarët kanë qenë të orientuar kah perëndimi prej kohesh, dhe mu për këtë ne kemi pasur fatin që të jemi përkrahur nga fuqitë e mëdha perëndimore.
Kjo përkrahje u shtua sidomos mbas takimit të Nolit me Presidentin Uillsonin, në 1918, takim në të cilin Noli i kërkoi me ngulm mbrojtjen e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris që u mbajt në vitin 1919.
Gadishulli ballkanik edhe sot vazhdon të jetë ende një arenë ku përplasen e shkuara me të tashmen e me të ardhmen.
Zgjedhja ose jo e presidentit të vendit, do t’i definojë shumë procese politike në Kosovë, dhe do ta ndryshoj rrjedhën e ngjarjeve, pse jo edhe personazheve kryesore në skenën politike të vendit.
Ne po i përcjellim deri ku janë në gjendje, udhëheqësit tanë me e sjellë vendin vetëm për interesat e klaneve të tyre.
Kasta politike e vendit, servile deri në palcë ndaj të mëdhenjve, që nga pavarësia e këndej, ishte e gatshme me pak presion ose pa te fare, të nënshkruaj krejt çka u ofrohet vetëm për mos ta lëshuar karrigen e pushtetit.
Gjatë historisë ne kemi dhënë prova të mjaftueshme se dimë të jemi servil shumë të mirë vetëm për të qenë afër pushteteve për disa qëllime. Për ti frikësuar farefisin me pushtet, për të qenë në qendër të vëmendjes dhe për benefite e favore. Serviliteti njihet si dukuri negative dhe në të shumtën e herëve vjen nga padituria apo shkalla e ulët e vetëdijes kombëtare dhe mungesës e dashurisë ndaj atdheut e kombit.
Si për çudi liderët shqiptarë ngjajnë shumë me njëri tjetrin në imitimin e arrogancës, ku në çdo mënyrë janë shumë të shkathët në kapjen e pushtetit.
Te shqiptaret serviliteti i individëve në shkallë goxha të lartë erdhi si pasojë e periudhave të gjata nën ndikimin e pushtuesve. Dhe kjo deri sa te riparohen gjenetikisht, në krye të vendeve tona, do të kemi njerëz të paditur, diktatore ose hajna, sepse ne shumë lehtë adaptohemi me sjelljet e tyre për hir të pushtetit që ata kanë.
Ne, me servilizëm, udhëheqësit tanë i kemi bë tradhtarë, diktatorë ose tepër të pasur.
Ne, më shumë e duam liderin se sa subjektin politik, dhe a e dini pse.? Sepse te subjekti një pjesë e mirë e puthadorëve nuk mundë të bëhen servil, ndërsa te personi apo lideri e kanë këtë mundësi. Dhe jo rrallë ka ndodhur që shqiptarët çdo punë mundohen ta lidhin drejt për drejt me liderin ose me sunduesin vetëm në katër sy.
Por çka ka sjellë servilizmi tek shqiptarët?
Edhe pse pa gjak, por me shume dhimbje dhe me pasoja të mëdha për brezat e ardhshëm, janë vra vlerat njerëzore në shoqërinë tonë. Janë vrarë, gati pakthyeshëm, vlerat universale, si për shembull: bujaria dhimbja dashuria dhe ndjeshmëria. Këto s’do të kishte pasur askush mundësi t’i vras më mirë dhe më shpejt, se sa vet politika.
Kjo vrasje e vlerave universale te shqiptaret ka sjellë deri te heshtja e dukurive negative në shoqëri, dhe kjo mendojë se është dëshmi e fortë e mos veprimit shoqëror, dhe heshtje e molisur karshi sjelljeve amorfe të pushteteve në raport me qytetarin.
Historia ne na ka treguar se shqiptarët kanë qenë të drejtuar kah perëndimi prej kohesh, dhe mu për këtë ne kemi pasur fatin që të jemi përkrahur nga fuqitë e mëdha. Kjo përkrahje u shtua sidomos mbas takimit të Nolit me Presidentin Uillsonin, në 1918, takim në të cilin Noli i kërkoi me ngulm mbrojtjen e Shqipërisë në Konferencën e Paqes ne Paris në vitin 1919.
Këtë miqësi me Amerikën e vazhdoi dhe e përforcoi presidenti Rugova, mirëpo sot në skenën politike të vendit janë instaluar kasta të frikshme politike, si në pushtet ashtu edhe në opozite, që pa fije turpi, me veprimet e tyre cenojnë këto marrëdhënie pa fije turpi dhe pa fije përgjegjësie./rajonipress/


