‘Le të thyhen gotat’ nga Rovena, fiton çmimin ‘Kënga më e mirë Qytetare’

Këngëtarja e njohur Rovena Stefa, me këngën ‘Le të thyhen gotat’, ka fituar çmimin ‘Kënga më e mirë Qytetare’, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, përmes llogarisë së saj sociale në Facebook, gjersa ka shkruar…
“Në Netët e Klipit Shqiptar për këngen “Le të thyhen gotat’’ ku u vlerësova me çmimin “Kënga më e mirë Qytetare” 2021”.
Rovena Stefa, ka vite që është pjesë e estradës dhe nuk ka pauzuar për asnjë moment, duke lansuar në vazhdimësi projekte muzikore.