Hidromorava

Lë Shqipërinë për Francën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Artistja e re e skenës shqiptare, këngëtarja operistike Blerta Zhegu, pjesëmarrëse në shfaqje si “Elisir d’amore”, “Carmina Burana”, “Ëndrra e një nate vere”, etj, në Teatrin e Operës dhe Baletit është pranuar së fundmi pranë strukturës prestigjioze CNIPAL (Centre National d’Artistes Lyriques) në Marseille, Francë për të ndjekur një stazh lirik një vjeçar.

Sopranoja tregon se ky moment është shumë i rëndësishëm për jetën e saj artistike, ku pas disa roleve dhe interpretimeve në skenën operistike shqiptare tashmë do të jetë një tjetër pjesë e jetës artistike në Francë. “Gjatë kësaj kohe unë do të jem pjesëmarrëse si soliste në koncerte apo shfaqje të ndryshme në Teatrot e Marseille-s, Toulon-it dhe Avignon-it, së bashku me një numër të limituar këngëtarësh lirikë nga e gjithë bota”, tregon sopranoja Blerta Zhegu.

Uji Dea

Sa i takon jetës së saj artistike në skenat e Tiranës për rolet që ka pasur deri më tani në TOB, sopranoja shqiptare vlerëson jo pak dhe rolin e Adinës në “Elisis d’amore”. “Roli i Adinës me ka dhënë një entuziazëm të veçantë, jo vetëm se është një ndër rolet e mi të preferuar, por mbi të gjitha sepse shënoi debutimin tim si artiste në TOB. U ndjeva tepër e emocionuar që publiku ynë e mirëpriti interpretimin tim”, pohon sopranoja Zhegu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.