RCCOLA

Lë Italinë për Gjermaninë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Afati kalimtar i verës mund ta ndajë Lorik Canën me Lazion. Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë pas dy edicioneve të kaluar në Serie A, me gjasë do të largohet nga Italia, për ta nis një përvojë të re. Ai ka luajtur edhe në Francë, Angli e Turqi, por kosovari qysh moti ka shpreh dëshirën e tij për t’u sprovuar edhe në Gjermani, raporton Zëri.

Mediat italiane kanë raportuar se 31 vjeçari u ka treguar disa shokëve të tij në Lazio se i ka nisur bisedimet me klubin e madh të Bundesligës, Schalke ’04.

Mobi Casa

Kjo skuadër mund të jetë “shtëpia” e re e ish futbollistit të Galatasarayt, Sunderlandit, Olimpique Marseillet dhe PSG-së. Deri kah korriku mund të qartësohet e ardhmja e ikonës së futbollit shqiptar. /Zëri