LDK’ja s’ka partneritet të dashurisë me PDK’në, thotë Haziri

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk janë partnerë në dashuri, por janë bërë bashkë për realizimin e qëllimeve politike, ka thënë nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri.
Haziri, duke përdorur fjalët e kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, ka thënë se “s’bëhet nami nëse shkohet në zgjedhje”, porse megjithatë tani nuk është momenti i duhur.
“LDK-PDK s’kanë partneritet të dashurisë, përkundrazi, por zgjedhjet nuk janë zgjidhje. Kosova duhet të përgatitet për konsensuse nacionale, për tema siç është Gjykata Speciale”, ka thënë Haziri për Klan Kosova.