UBT

LDK’ja do të jetë unike në votimin për demarkacionin, thotë Haziri

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

​Koalicioni i ‘elefantëve’ është qeverisje e madhe politike dhe deri më tani nuk ka pasur problem me numra, ka thënë nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

Kryetari i Gjilanit ka paralajmëruar se në seancën e 1 shtatorit, LDK’ja do të jetë unike në votimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

AI ka thënë se shtyrja e seancës për demarkacionin nuk ka të bëjë me çështjen e numrave, por ka qenë planifikim i Kryesisë së Kuvendit.

Uji Dea

Haziri ka thënë në një intervistë për “Epokën e re” se çështjet që kanë të bëjnë me demarkacionin me Malin e Zi, me Shqipërinë dhe me Serbinë, janë tema që duhen zgjidhur së bashku me partitë opozitare.

Ai ka thënë se politikanët duhet të jenë shembull i sjelljes racionale dhe të arsyeshme karshi proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova.

“Spektri politik e ka për detyrë t’i kryejë punët e veta dhe të mos ndërtojë kauza të rrejshme që manipulojnë me ndjenjat e qytetarëve. Territoret janë të përcaktuara me Kushtetutën e vitit 1974”, ka thënë Haziri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.