Fundamenti

LDK:”Fortesa” e privilegjuar nga pushtetarët

/ 3 minuta lexim

Kamenicë – Dega e LDK-së në Kamenicë dhe grupi i delegatëve të LDK-së në Asamblenë Komunale, për hir të së vërtetës reagon ndaj akuzave të OJQ “FORTESA” në adresë të këshilltarit të LDK-së zotit Besnik Rrudhani.

Besnik Rrudhani është ndër këshilltarët më aktiv në Kuvendin Komunal, dhe i cili në mbledhjen e Kuvendit Komunal nuk ka paraqitë qëndrim personal, por qëndrimin e grupit të delegatëve të LDK-së ku grupi i delegatëve të LDK-së ka vlerësuar se ka shkelje të shumta në ndarjen e buxhetit për OJQ-të, ku po i theksojmë disa prej tyre.

Ndarja e buxhetit si nga programi i investimeve kapitale është jo e drejt pasi që nuk paraqesin qëndrueshmëri mbi 1 vjeçare. Ne konkursin e shpallur nuk është përcaktuar afati i ankesave, rekomandimin e komisionit e ka nënshkruar nënkryetari sepse nuk kanë pas kohë me prit kryetarin, por brenda pak dite janë shpall fitueset dhe për mos me humb punëtorinë është dashtë te nënshkruaj nënkryetari që të ekzekutohet pagesa.

Vet përcaktimi i kufirit maksimum për projekte dhe dhënia e projektit për “Fortesen” nënkupton dyshim sepse ky konkurs është përgatit enkas për “Fortesën” ndërsa të tjerat OJQ, nuk e kanë pasur fatin e njëjtë sepse është dashtë t`i modifikohet projekti.

Dhënia e grandit një OJQ-je që nuk është me seli në Komunën tonë

UBT

Disa OJQ që në publikimet e fundit në ATK janë si biznese pasive, dhe për çudi OJQ “Fortesa” merr grandin më të madh për një punëtori në Ohër e që gjithë këtë aktivitet e udhëheq nënkryetari i komunës, bile bile duke caktuar ekipin se kush do të marr pjesë.
Është e pakuptimtë që t`i ndahet buxhet një OJQ-je për t’ia aranzhuar një vizitë në Ohër punëtorëve të Komunës.

Andaj ne nuk kemi qen dhe nuk jemi kundër OJQ-ve, por kemi kontestuar procedurat e ndarjes së këtyre grandeve sepse ka shkelje evidente dhe bëjmë apel nga prokuroria që t`i hetoj këto shkelje.

Vet reagimi i OJQ-së “Fortesa” fletë për klientelizëm sepse i del në mbrojtje pushtetit komunal duke fyer delegatët më aktiv të Kuvendit Komunal vetëm se ata i ngrisin dyshimet e tyre dhe po ashtu e kanë guximin ta thonë të vërtetën për atë që edhe kanë marrë besimin e qytetarëve.

Do të ishte mirë që OJQ-të të merreshin me shqetësimet e qytetarëve, të vlerësonin punën e Kuvendit Komunal dhe t`i kritikonin ata të cilët nuk interesohen për komunën e tyre për çka edhe janë të zgjedhur thuhet në reagimin e degës së LDK-së në Kamenicë./rajonipress/