LDK zyrtarizon koalicionin edhe me PD

Gjilan – Po vazhdojnë marrëveshjet e bashkëpunimit mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe partive të tjera në Gjilan.Kësaj radhe Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan, ka bërë marrëveshje koalicioni me Partinë e Drejtësisë, e cila është nënshkruar nga Lutfi Haziri, kryetar i Degës së LDK-së në Gjilan, dhe Selvete Shurdhani kryetare e Degës së PD-së në Gjilan.
Marrëveshja mes LDK-së dhe PD-së lidhet me qëllim të funksionalizimit të plotë të institucioneve komunale si dhe krijimin e kushteve të domosdoshme për procesin vendimmarrës, e cila kontribuon në ofrimin më cilësor të shërbimeve komunale.
Nga kjo marrëveshje, Partia e Drejtësisë është përgjegjëse për drejtimin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, të cilën do ta udhëheq zonja Labinotë Demi –Murtezi./rajonipress/