ARKATANA

LDK: Zotri Begzad Sinani ma i fort se Ligji, nuk përfill as Auditorët e Jashtëm

/ 7 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Krejt në fund mundë të themi se kontratat mbi vepër janë të dëmshme për arsye se nuk ka transparencë, konkurrencë të mirëfilltë, pastaj vjen në shprehje nepotizmi, familjarizmi dhe pse jo edhe korrupsioni pasi njerëzit në mungesë të vendeve të punës mund të japin edhe para të punësohen në këtë mënyrë thuhet në reagimin e Degës së LDK-së në Kamenicë.

Dega e LDK-së në Kamenicë reagon ndaj shkeljeve të vazhdueshme ligjore të kryetarit të komunës, Begzad Sinani. Auditori i Jashtëm për vitin 2015 kishte evidentuar si shkelje ligjore Marrveshjet për Shërbime të Veçanta.

Punësimi me kontratë mbi veprën është përdorur nga Kryetari i Komunës z Begzad Sinani për të akomoduar dhjetëra persona në sektorin publik. Nuk kemi arritur të gjejmë shifra të sakta se sa kontrata të tilla janë lidhur brenda vitit 2015, por në Komunë e kanë pranuar se kontrata mbi vepër lidhen “në fshehtësi”, dhe prandaj është vështirë të dihet se sa është numri i tyre thuhet në reagimin e degës së LDK-së në Kamenicë.

Parregullsia në punësimin me kontratë mbi vepër, nuk qëndron vetëm se në këtë mënyrë punësohen njerëz pa përfillur procedurat e rekrutimit, por se për këto pozita më vonë shpallen konkurse dhe zakonisht punësohen personat që kanë qenë të angazhuar me kontratë mbi vepër.

Pra është vërejt se ka tendencë të keqpërdorimit të kësaj mënyre punësimi dhe se ajo po shfrytëzohet për t’i “rehatuar”, familjarët e zyrtarëve të lartë të pushtetit (koalicionit).

Në kontratat që i ka siguruar Kamenica pres, shihet se ato lëre që nuk janë lidhur për punë specifike, ashtu siç parashihet me legjislacionin në fuqi, por ato i tejkalojnë të gjitha limitet kohore që parashihen me ligj.

Mënyra qysh lidhet kontrata mbi vepër është e jashtëligjshme.“Kontrata mbi vepër është e paligjshme, ose në rastet e angazhimit të tyre ashtu siç është paraparë me Ligjin për shërbyesit civil, neni 12, paragrafi 4 do të duhej të kishte së paku një procedurë të thjeshtësuar të rekrutimit“. Rregullorja nr. 02/2010, që derivon nga Ligji për Shërbimin Civil, neni 4, paragrafi 6, përcakton se lidhja e marrëveshjeve të tilla, për shërbime të veçanta për një periudhë kohore që nuk kalon 6 muaj, do të rregullohet nga legjislacioni për detyrimet.

Kjo nënkupton që edhe në rastet e angazhimit të punëtorëve me kontratë mbi vepër, do të duhej të kishte nëse jo një konkurs atëherë një njoftim i cili do të shpallej në ëeb faqe të institucionit i cili kërkon një shërbim të veçantë apo edhe në shtypin ditor.

Aty do të duhej të qartësohej se për çfarë shërbimi ka nevojë institucioni në këtë rast Komuna dhe të fitonte oferta më e mirë,procedura do të duhej të ishte e ngjashme me atë të tenderëve. Pra ndaj zyrtarit që në rastet më të shpeshta është Kryetari i Komunës përkatësisht Udhëheqësi i Personelit do të duhej të ndërmerreshin masa konformë dispozitave ligjore në fuqi nga institucionet gjegjëse, nëse kanë lidhur kontrata të tilla.

Në disa raste Komuna ka nevojë për shërbime të veçanta por ligjet në fuqi e rregullojnë se si duhet vepruar në raste të tilla, e jo që në emër të këtyre punëve njerëzit të angazhohen për disa muaj me kontratë mbi vepër e pastaj t’u shpallet konkursi dhe ata të fitojnë vende pune të rregullta, ku edhe gjendet parregullsia, siç kemi raste në administratën komunale në Kamenicë.

Eco Higjiena

Kontrata mbi vepër është kontratë shumë e thjeshtë, një të ngjashme që është publikuar në mediet lokale ku kanë vetëm 4 (katër) nene që pothuaj nuk rregullojnë asgjë, vetëm tregojnë postin e të punësuarit, periudhën për sa angazhohet, koeficientin(pagën) dhe llogarinë rrjedhëse.

Për më tepër, ato nuk bazohen në kurrfarë legjislacioni në fuqi.
Në Marrëveshje për Shërbime të Veçanta thotë kështu: Komuna e Kamenicës të cilën e përfaqëson z.Begzad Sinani si punëdhënës në njërën anë dhe punëmarrësi në anën tjetër, Dmth se në bazë të kësaj marrëveshje Komuna qenka pronë private e Begzad Sinanit ku ky kryetar mundë të vendos apo edhe mundë ta thirr cilin do t`ia filloj punës në Komunë sipas dëshirës së tij ,pasi nuk paska kurrfarë procedura të rekrutimit.

Pastaj thotë ; Lënda e Kontratës-titulli i vendit të punës-Zyrtarë i Lartë në Drejtorinë e Pronës, Kadastrit, dhe Gjeodezisë, e ne pyesim se çfarë punë specifike po kryeka ky zyrtarë aq i lartë.

Punëmarrësit thuhet :t`i vazhdohet kontrata deri në kryerjen e procedurave të rekrutimit dmth se kjo punë veç qenka e kryer dhe ne të tjerët nuk kemi as çka të mundohemi të aplikojmë në konkurs.

Paga do të jetë 445.21 €uro bruto, këtu arrihet kulminacioni i kundërligjshmërisë së punëdhënësit përkatësisht z.Begzad Sinanit i cili i cakton pagë sipas dëshirës së tij ,ku edhe lind dyshimi se mundë të ketë edhe korrupsion në raste të tilla, pra ka mundësi të mëdha të keqpërdorimit.

Po ashtu, në kontratën e siguruar, shihet se janë tejkaluar të gjitha limitet kohore që parashihet në ligjet që e rregullojnë këtë fushë, ku thuhet se për punët specifike kontratat nuk mund t’i kalojnë 6 muaj (Ligji për shërbyesit civil).

Në të gjitha kontratat që janë siguruar, punëtorët janë angazhuar për më shumë se një vit dhe në shumicën prej tyre as nuk janë kërkuar punë specifike ashtu siç kërkohet me ligjet në fuqi, siç ishte rasti i lartcekur.

Kryetari i Komunës me vetëdije të plotë ka bërë shkelje të tilla ligjore pasi është paralajmëruar shumë më herët, por ai ka vazhduar që këta punëtorë t`i paguaj nga kategoria për shërbime dhe mallra duke dëmtuar seriozisht buxhetin e Komunës ,çka dhe ka bërë shkelje të nenit 11 pika 5 të Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës ku thuhet se Shpenzimi i parave publike nga kategoria e shpenzimeve “Mallra e shërbime” nuk është i lejuar për pagesën e punonjësve, qoftë në formë të mëditjeve apo si kontribute në mall, përfshirë këtu shujtat apo dhuratat.

Krejt në fund mundë të themi se kontratat mbi vepër janë të dëmshme për arsye se nuk ka transparencë, konkurrencë të mirëfilltë, pastaj vjen në shprehje nepotizmi, familjarizmi dhe pse jo edhe korrupsioni pasi njerëzit në mungesë të vendeve të punës mund të japin edhe para të punësohen në këtë mënyrë thuhet në reagimin e Degës së LDK-së në Kamenicë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.