LDK zgjedh kryetarin dhe kryesinë e re
Partia më e vjetër në vend, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sot pritet ta zgjedhë kryetarin dhe Kryesinë për një mandat katërvjeçar. Në kuvendin e 8-të zgjedhor janë zyrtarizuar vetëm dy kandidatë, Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani, ndërsa analistët e favorizojnë kryeministrin dhe kryetarin e kësaj partie, Mustafën. Megjithatë, partia e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, cilësohet ndër partitë me demokracinë e brendshme më të zhvilluar në vend, pasi deri më tani është drejtuar nga tre kryetarë.
Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, ka thënë për “Zërin” se pret që Kuvendi zgjedhor i së dielës të kalojë në frymë demokratike, pasi, sipas tij, LDK-ja është partia më demokratike në vend.
“Nesër presim që gjithçka do të jetë në rregull, Kuvendi do të jetë demokratik, me proces fer, ku pritet të paraqiten kandidaturat për kryetar dhe pastaj në bazë të procedurave edhe do të zgjidhet kryetari”, është shprehur Rugova./zeri/