UBT

LDK: VV e solli arsimin në Gjilan në kolaps të plotë e politizim të skajshëm

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka mbajtur të shtunën konferencën e rregullt për media ku në emër të Komisionit të Arsimit është paraqitur asambleistja znj. Afërdita Balaj, së bashku me shefin e Grupit të Këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin Komunal, z. Avdyl Aliu dhe asambleisten znjsh. Gresa Avdiu.

Balaj ka adresuar kritika të shumta duke thënë se arsimi në Gjilan është i politizuar tej mase dhe është në kolaps.

Se arsimi i udhëhequr nga VV në Komunën e Gjilanit është në kolaps të plotë dhe i organizuar si mos më keq, tregojnë edhe disa faktet te cilat janë të njohura dhe të dukshme në disa nga shkollat fillore e të mesme të Komunës së Gjilanit.

Disa nga shkollat e Komunës tonë nuk kanë ngrohje dhe janë detyruar t’i shkurtojnë orët mësimore;

Në shkollën e mesme të muzikës nuk është i zgjidhur tërësisht problemi i ngrohjes, sidomos në salla të koncerteve, është e pamundur të realizohen shumë aktivitete kulturore të profesionisteve. Po ashtu, në këtë shkollë nuk është bërë zgjidhja e problemit të rrymës.

Në shkollën “Rexhep Elmazi” ende nuk kanë përfunduar punimet dhe shkolla ende nuk është gati për kthimin e nxënësve. Nxënësit e kësaj shkolle ende vazhdojnë mësimin në shkollën fillore “Selami Hallaqi” e që për një numër të nxënësve është mjaft larg. Prindërit kanë ankesa të mëdha, ngase kombi-busi i cili i bart nxënësit deri në shkollën “Selami Hallaqi” nuk është i përgjegjshëm duke lënë nxënësit deri në 30 minuta, duke pritur në shi e shpesh herë duke i detyruar nxënësit që të ndërpresin mësimin 15 minuta më herët se orari mësimor, dhe deri tani as edhe një njoftim të vetëm për rrjedhën e punimeve në shkollën fillore “Rexhep Elmazi”.

Nga shtatori e këndej janë ndryshuar 4 komisione për pranimin e mësimdhënësve, duke i detyruar mësimdhënësit t’i nënshtrohen testeve me pyetje të ndryshme nga secili Komision.

Hidromorava

Më shumë se 50 mësimdhënësve u është mohuar e drejta për të hyre në teste, sepse tash se voni Drejtorisë së Arsimit i është kujtuar që si kriter të jetë diploma e noterizuar. Në fillim u është lejuar ankesa për këtë çështje, por më vone u është mohuar kjo mundësi për shkak të numrit të madh të ankesave.

Po ashtu, në shkollat e Komunës sonë printerët dhe fotokopjet nuk kane ngjyrë, duke detyruar mësimdhënësit që testet dhe materialet tjera t’i shtypin nëpër fotokopje me pagesë. Bile edhe fletat A4 drejtori na i jep me copë, sikur te ishte artikull deficitar.

Se politika ka gisht ne arsimin gjilanas, dëshmon edhe detyrimi i mësimdhënësve për të marrë pjese në ditë vikendi në pritje të ministres Haxhiu, gjë që s’ka ndodhur asnjëherë më parë.

Se drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit është e papërgjegjshme dhe e papërvojë dëshmon fakti kur si të arritur e konsideron vizitën mjekësore në shkollat e Komunës tonë, e cila nuk është ndonjë gjë e re, ngase vizitat mjekësore kanë qenë sistematike.

Dhe krejt në këtë kaos në arsimin gjilanas, drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, shkon në vizitë private në Zvicër. (Hajt se punët presin)!, u shpreh znj. Balaj.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.