ARKATANA

LDK, voton pro ratifikimit të marrëveshjes

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputetët e LDK-së nesër do të votojnë pro ratifikimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi në Parlamentin e Kosovës, derisa Lëvizja Vetëvendosje bën thirrje për protesta në kohën kur të parlament votohet për Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes, me të cilën synohet rregullimi dhe normalizimin i marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se do të përkrahin marrëveshjen e arritur në Bruksel dhe se LDK e sheh në interes të Kosovës krijimin e marrëdhieve të mira ndërshtetërore me fqinjët duke përfshirë këtu edhe me Serbinë. Përkrahja e dialogut sipas Mustafës është e vetmja zgjidhje për veriun e Kosovës dhe shtrirjen e sovranitetit edhe për atë pjesë të vendit.

“Është e drejtë e deputetëve që ata të votojnë, mirëpo qëndrimi i LDK-së është që ne të përkrahim këtë proces, për arsye se përkrahim vendet kryesore, të cilat neve na kanë ndihmuar gjatë këtyre proceseve, gjatë kohës kur kemi qenë të okupuar, edhe gjatë çlirimit, edhe gjatë ndërtimit demokratik të vendit. E përkrahin edhe partitë popullore evropiane pjesë e së cilës edhe jemi ne, prandaj është një orientim politik të cilën e kemi trashëguar që nga presidenti Rugova që me dialog të zgjidhim çështjet, dhe ne do të ndjekim politikën e dialogut dhe fqinjësisë së mirë”, ka thënë Mustafa.

Ndryshe, drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, dje kanë ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të dalin të enjten në ora 9:00 në demonstratë për të kundërshtuar ratifikimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovës-Serbi. Lideri i kësaj Lëvizje, Albin Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës po dëshiron që të shpërndaj përgjegjësinë me LDK-në dhe AAK për të ratifikuar këtë marrëveshje.

FITORJA

Ndërsa, kryeministri i vendit, Hashim Thaçi ka konfirmuar dje emërimin e komandantit të Policisë së Kosovës në veri, Nenad Gjuriq, për të cilin kryetari Isa Mustafa ka thënë se përkundër që nuk është i njohur me biografinë e personit në fjalë, sipas tij Ministria e Punëve të Brendshme edhe Qeveria e Kosovës duhet të respektoj kriteret themelore lidhur me emërimin e njerëzve, dhe se vendimi dhe arsyetimin e vendimit duhet ta kenë institucionet e Republikës së Kosovës.

Ndërkaq sa i përket zgjedhjeve në Shqipëri, për Isa Mustafën ndërrimi i skenës politike është pjesë e procesit demokratik dhe se pret që edhe i gjithë procesi të përfundojë i qetë.

Ajo çfarë e pranojnë qytetarët e Shqipërisë do ta respektojmë tërësisht edhe do të zhvillojmë bashkëpunim të mirëfilltë me Shqipërinë ashtu si kem bashkëpunuar edhe më parë. /Kosovapress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.