KKVITI

LDK: Vetëm 50% e premtimeve të Alban Hysenit të realizuara – dështimi ka emër

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Gjilan, rikujton opinionin publik se tash e një kohë të gjatë kemi ngritur shqetësimin tonë për mënyrën e raportimit të punës së kryetarit aktual të Komunës së Gjilanit nga Instituti GAP.

Që në vitin 2024, nëpërmjet konferencave për media, kemi paralajmëruar qytetarët se Komuna e Gjilanit kishte dërguar të dhëna të pasakta dhe të pavërteta në GAP, me qëllim të fryrjes artificiale të realizimit të premtimeve zgjedhore dhe rritjes së performancës së të parit të ekzekutivit.

Pas ankesave tona të vazhdueshme dhe kërkesave për rivlerësim, Instituti GAP ka reflektuar dhe ka publikuar të dhënat e reja, ku shihet qartë realiteti i punës së ekzekutivit komunal: nga 109 premtime gjithsej, vetëm 55 janë përfunduar, ndërsa pjesa tjetër mbetet ose e papërmbushur, ose vetëm e filluar në letër.

Ky rezultat e demaskon edhe njëherë paaftësinë e kryetarit aktual për të udhëhequr me përgjegjësi dhe transparencë Komunën e Gjilanit, duke e vërtetuar atë që LDK-ja ka thënë vazhdimisht: se qeverisja aktuale po dështon në realizimin e zotimeve madhore ndaj qytetarëve.

Hidromorava

LDK Gjilan riafirmon zotimin e saj për të mbetur zëri kritik e përgjegjës në shërbim të qytetarëve, duke i kërkuar Komunës transparencë të plotë dhe punë konkrete, e jo propagandë dhe raporte të manipuluara.

Gjilani meriton më shumë!

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së në Gjilan