Mobi Casa

LDK: Vendimet e organeve të drejtësisë duhet të zbatohen e jo të komentohen dhe të kundërshtohen me deklarata politike

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Dega e LDK-së në Kamenicë vlerëson se vendimi i Gjykatës Administrative për pezullimin e riorganizimit të shkollave në Komunën e Kamenicës është vendim i organeve të drejtësisë i cili duhet të zbatohet. Prolongimi, por edhe kundërshtimi deklarativ i Komunës për mos njohjen e këtij vendimi është veprim i papranueshëm thuhet në reagimin e degës së LDK-së.

Uji Dea

“Prindërit zgjodhën që të drejtën e tyre ta kërkojnë në institucionet e drejtësisë, dhe kjo e drejtë u vërtetua. Andaj çdo vonesë tjetër ka për pasojë humbjen e mësimit nga nxënësit të cilët edhe ashtu kanë humbur shumë shkaku i pandemisë, por edhe rezistencës ndaj këtij riorganizimi. Vendimet e organeve të drejtësisë duhet të zbatohen e jo të komentohen dhe të kundërshtohen me deklarata politike. E drejta duhet te jetë në anën e nxënësve” thuhet në reagimin e degës së LDK-së në Kamenicë./rajonipress/