UBT

LDK vazhdoi debatin me strukturat e Përlepnicës, Dobërçanit, Verbicës së Kmetocit, Kmetocit dhe Muhaxherëve të Shillovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka vazhduar me ciklin e debateve me moton “LDK ju dëgjon” me strukturat e Përlepnicës, Dobërçanit, Verbicës së Kmetocit, Kmetocit dhe Muhaxherëve të Shillovës.

Kryetari i Degës, Lutfi Haziri, ka falënderuar strukturat e partisë për angazhimin, punën dhe pjesëmarrjen në debat, ku e ka vlerësuar debat tejet të frytshëm, dhe tha se deri në fund të vitit, ne do të jemi në gjithë territorin e komunës së Gjilanit për t’i dëgjuar të gjitha rekomandimet, kërkesat, ankesat e kritikat e tyre.

Uji Dea

Strukturat e Përlepnicës, Dobërçanit, Kmetocit, Verbicës së Kmetocit dhe Muhaxherëve të Shillovës kanë shfaqur interesim të madh për të qenë pjesë e debatit edhe atë lidhur me veprimet e Degës pas Konventës, strukturat e Komisioneve profesionale të Degës, opozitarzmin dhe rikthimi i LDK-së nëpërmjet mobilizimit dhe regjistrimit të anëtarësisë. Temë që shqetësoi çdo pjesëmarrës ishte edhe situata aktuale politike në vend, sidomos në veriun e Kosovës.

Prej vitit të kaluar është e dhimbshme që dora e shtetit më s’ka prekur asnjëherë në këto fshatra. E dhimbshme të harrohen fshatrat model sa u përket investimeve. Të gjithë bashkërisht e theksuam se ky ishte vit i humbur për Gjilanin dhe fatkeqësisht do të jetë mandat i humbur për qytetarët thuhet në njoftimin e LDK-së, Dega në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.