Fundamenti

LDK vazhdoi debatin me strukturat e Malishevës, Malishevës së Epërme, Uglarit, Pogragjës, Llovcës, Kokajt, Bilinicës, Stublinës, Caparit dhe Bukovikut

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka vazhduar me ciklin e debateve me moton “LDK ju dëgjon” me strukturat e Malishevës, Malishevës së Epërme, Uglarit, Pogragjës, Llovcës, Kokajt, Bilinicës, Stublinës, Caparit dhe Bukovikut.

Kryetari i Degës, njëherësh nënkryetar i parë në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, ka falënderuar strukturat e partisë për angazhimin, punën dhe pjesëmarrjen në debat, ku e ka vlerësuar debat tejet të frytshëm, dhe tha se deri në fund të vitit, ne do të jemi në gjithë territorin e komunës së Gjilanit për t’i dëgjuar të gjitha rekomandimet, kërkesat, ankesat e kritikat e tyre.

Uji Dea

Strukturat e Malishevës, Malishevës së Epërme, Uglarit, Pogragjës, Llovcës, Kokajt, Bilinicës, Stublinës, Caparit dhe Bukovikut, kanë shfaqur interesim të madh për të qenë pjesë e debatit edhe atë lidhur me veprimet e Degës pas Konventës, strukturat e Komisioneve profesionale të Degës, opozitarizmin dhe rikthimi i LDK-së nëpërmjet mobilizimit dhe regjistrimit të anëtarësisë.

Dega e LDK-së me takim të përbashkët vazhdon nesër debatin me strukturat Dobërçan, Përlepnicë, Kmetoc, Verbicë e Kmetocit e Muhaxherët e Shillovës. /rajonipress/