Gjilan – 17 shkurti i vitit 2008 është sublimim i sakrificës së të gjithë atyre burrave e grave, të cilët u kryengritën, rezistuan dhe u sakrifikuan për këtë ditë të bardhë.
Në këtë ditë nuk mund ta harrojmë edhe babain e Republikës, presidentin historik dr. Ibrahim Rugova, i cili para më shume se tri dekadash e sensibilizoi botën demokratike për Kosovën e lire, të pavarur e demokratike.
Të gjithë qytetarëve të Gjilanit, Kosovës dhe gjithë bashkatdhetarëve tanë ku do në botë, urime Dita e Pavarësisë!