Fundamenti

LDK: Turpi i PDK-së në Gjilan s’ka të ndalur!

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Dega në Gjilan, reagon ashpër ndaj shpifjeve të njëpasnjëshme të Grupit të Këshilltarëve të PDK-së, e sidomos te kjo e fundit që është kryekëput shpifje nga një grup këshilltarësh të PDK-së, të cilët pa fije turpi dalin e dezinformojnë qytetarin gjilanas thuhet në reagimin e degës së LDK-së në Gjilan.

Jemi të obliguar t’i sqarojmë qytetarët, e jo atyre që shpifin, se shkrimet e tyre me të vërtetë janë shpifje vetëm sa për të qenë ‘aktiv’ nëpër portalet tona.

Konkursi për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave fillore dhe të mesme në komunën e Gjilanit, është shpallur sipas Udhëzimit Administrativ 08/2014 nga Drejtoria e Arsimit në Gjilan.

Sipas këtij konkursi, janë ftuar në intervistë vetëm kandidatët të cilët i kanë plotësuar kushtet sipas udhëzimit në fjalë. Ka pasur kandidatë që kanë aplikuar dhe që s’i kanë plotësuar kushtet me Udhëzimin Administrativ 08/2014, por që nuk janë ftuar në intervistë fare.

Komisioni për intervistim të kandidatëve, i emëruar nga kryetari i komunës sipas Udhëzimit Administrativ 08/2014, i cili ka qenë tejet profesional dhe aspak politik, por e ka kryer punën në mënyrën më të mirë të mundshme, e që nuk qëndron fare ajo e thënë nga Grupi i Këshilltarëve të PDK-së se ‘komisioni është politik dhe jo profesional’, sepse një gjë e tillë shumë lehtë mund të vërtetohet.

Ju këshilltarët e PDK-së, në fillim lexojeni mirë Udhëzimin Administrativ 08/2014 dhe kuptojeni atë. Mos e lexoni vetëm sa për të thënë se e keni lexuar. Në qoftëse është nevoja, lexojeni më shumë se një herë. E pasi ta kuptoni mirë, shkoni në Drejtorinë e Arsimit dhe merrni informata të sakta rreth kualifikimit të anëtarëve të Komisionit intervistues, e mandej shkruani diçka në qoftëse keni për të shkruar!

Por fatkeqësisht ju nuk i kuptoni as udhëzimet administrative, dhe krejt që dini të bëni është që të mundoheni të krijoni huti dhe ta gënjeni opinionin, siç keni bërë deri më tani!
Kandidatët të cilët janë zgjedhur drejtor dhe zëvendësdrejtor të shkollave, i kanë plotësuar kushtet ashtu siç edhe janë kërkuar me Udhëzimin Administrativ 08/2014. Edhe njëherë po e potencojmë se ata që s’i kanë plotësuar kushtet, nuk janë ftuar fare në intervistë. Janë zgjedhur kandidatët më të mirë të mundshëm.

Bile, 7 nga ta, vetëm iu kemi vazhduar mandatin. E, nëqoftëse keni menduar se për zgjedhje të drejtorëve e zëvendësdrejtorëve të shkollave, ne duhet të pyesim PDK-në, atëherë vërtetë këtu ju kemi zhgënjyer.

Eco Higjiena

Sa për kujtim, një këshilltar komunal nga radhët e PDK-së, i cili, sa ishte kryesues i Kuvendit Komunal në Gjilan, vazhdimisht thoshte: “po harroni se ne e kemi pushtetin. Kur të fitoni ju, atëherë mund të vendosni si të doni”. E tash, ne i themi atij: Mos harrove se kush e ka tash pushtetin?!

Opinioni gjilanas e di shumë mirë se si në qeverisjen tuaj aziatike keni vendosur drejtorë nëpër shkolla, pa pasur as një ditë përvojë pune në arsim, derisa në qeverisjen e LDK-së në krye me Lutfi Hazirin nuk është bërë një gjë e tillë.

Sa për të sqaruar opinionin gjilanas, anëtari i komisionit Bekim Mustafa, i cili vërtet është zgjedhur drejtor në Gjimnazin Natyror, dhe i cili si ushtrues detyre deri tani udhëhoqi gjimnazin në mënyrën më të mirë të mundshme, gjatë intervistimit të kandidatëve për drejtorë në Gjimnazin Natyror, nuk ishte anëtar i komisionit, por priste së bashku me kandidatët e tjerë për t’u intervistuar.

Në vend të tij, anëtar i komisionit ishte profesori Sami Selishta. Prandaj nuk qëndron aspak ajo se Bekim Mustafa e zgjodhi vetën drejtor.

Por, duke e ditur se sa larg arsimit është grupi i këshilltarëve e PDK-së, nuk duhet të çuditemi me gënjeshtrat e tyre. Nga ta mund të presim edhe më keq.

Qeverisja e Komunës së Gjilanit në krye me kryetarin Lutfi Haziri po lulëzon në të gjitha sferat e jetës dhe këtë gjë po e shohin përditë qytetarët gjilanas.

Gjatë kësaj kohe janë realizuar qindra projekte në të mirë të qytetarëve, duke ua bërë jetën më të mirë dhe do të mund të realizoheshin edhe shumë tjera po të mos ishin borxhet milionëshe të trashëguara nga ish-qeverisja që e pat dërrmuar Gjilanin për gjashtë vjet keq qeverisje thuhet në reagimin e LDK të nënshkruar nga Saranda Bllaca zëdhënëse./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.