UBT

LDK: Thaçi duhet të ndalet, s’ka pazare me territorin e Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Grupi Parlamentari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, sërish ka dalë kundër presidentit Thaçi për korrigjimin e territoreve.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Grupi Parlamentar i LDK-së thotë se duhet të ndalet presidenti Thaçi, dhe së nuk do të lejojnë të bëhen pazare me territorin e Kosovës, përcjell “Zëri.Info”.

Ndër të tjera në këtë deklaratë për media thuhet së LDK-ja do t’i refuzojë të gjitha marrëveshjet që bëhen pa mandate të Kuvendit dhe pa pajtueshmëri.

“LDK-ja nuk do të lejojë që Thaçi dhe Vuçiq të bëjnë pazar me territorin e Kosovës.

ARKATANA

Kosova është një dhe e pa ndashme. Territori i Kosovës nuk mund të nxirret në pazar. Presidenti Thaçi duhet të ndalet.

Presidenti Thaçi nuk ka mandat kushtetues për veprimet të tilla. Negociatat për territorin e Kosovës janë kundër kushtetuese dhe kushdo që hynë në lojëra të tilla do të bartë pasojat kushtetuese dhe politike.

Ne të bashkërendojmë veprimet në Kuvend për të penguar vënien në pikëpyetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës nga Presidenti i vendit.

LDK-ja do të refuzojë çdo marrëveshje që bëhet pa mandat të Kuvendit dhe pa pajtueshmëri të gjerë të forcave relevante politike dhe të qytetarëve”, thuhet në njotim./ZËRI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.