Uji Dea

LDK: Të mirat e qeverisjes së Lutfi Hazirit po i gëzojnë në vazhdimësi qytetarët e Gjilanit

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Lajmin e mirë për Komunën e Gjilanit që është shpërblyer me 864 mijë euro nga Granti i Performancës, si rezultat i performancës së mirë për vitin 2020, në qeverisjen e udhëhequr nga kryetari Lutfi Haziri. Ky është një tregues i qeverisjes së mirë të LDK-së për tetë vite, me performancë e me transparencë të lartë karshi publikut, të cilën e ka vlerësuar Qeveria e Zvicrës, përkatësisht DEMOS, në bashkëpunim me MAPL dhe partnerët, (vendi i katërt në Kosovë duke lënë prapa 34 komuna).

Këtë grant e ka konfirmuar ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi, më 24.04.2022, në letrën zyrtare që i ka dërguar kryetarit të tanishëm të Komunës, por që qeverisja aktuale nuk e ka parë të rrugës me tregu që bëhet fjalë për vitin 2020.

Uji Dea

Si do që të jetë, ndihemi jashtëzakonisht mirë që ky është granti i tetë që Komuna e Gjilanit e ka fituar nga MAPL dhe Qeveria e Zvicrës dhe vlera totale është afër 2.8 milionë euro.

Tash, leni ankesat e grahni punës. Bëjeni bile këtë projekt që t`ja shohin hajrin qytetarët. Në të kundërtën nëse nuk bëhet projekti dhe nuk shpenzohen mjetet gjatë vitit 2022 paratë nga ky grant nuk mund të barten në vitin e ardhshëm. Rrjedhimisht humbin.
Mirënjohje kryetarit tonë Lutfi Haziri që bashkë me ekipin e tij i kanë bërë me dinjitet qytetarët sa i përket qeverisjes së mirë e investimeve komunitare në të gjitha sferat thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/