LDK: Sulmi i VV akt politikisht i papërgjegjshëm
Gjilan – Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, shprehë indinjatën dhe dënon fuqishëm manifestimin e dhunës dhe huliganizmin e treguar nga ana e aktivistëve të “Vetëvendosjes” ndaj pronës publike, konkretisht dëmtimit të veturave të Komunës së Gjilanit.
Sulmi dhe dëmtimi i pronës publike, i cili është kryer sot nga aktivist të “Vetëvendosjes” , është një akt politikisht i papërgjegjshëm dhe në kundërshtim me rendin dhe ligjet e vendit tonë. Ky akt është vandal dhe manifestim huliganizmi për qëllime të përfitimeve politike.
Aktet e tilla me qëllime të ulta, janë mesazh se këta njerëz deri sa kërkojnë votën e qytetarëve keqpërdorin dhe dëmtojnë pasurinë e këtij shteti e që është pasuri e ngritur me mundin dhe djersën e qytetarëve tanë. Ata që kryejnë akte të dhunës dhe shkatërrojnë prona jo vetëm që kryejnë shkelje, por gjithashtu abuzojnë me kauzën tonë dhe me demokracinë e Kosovës.
LDK, i jep mbështetje të fuqishme Kryetarit Lutfi Haziri dhe qeverisjes komunale në realizimin e programit qeverisës, program ky që po forcon institucionet komunale dhe mirëqenien e qytetarëve.
LDK, kërkon nga institucionet e sigurisë dhe drejtësisë të Republikës së Kosovës që të trajtoj me seriozitet të gjitha aktet e dhunës dhe huliganizmit dhe të stopoj veprimet e tilla të ulëta e që janë në kundërshtim me rendin kushtetues të vendit tonë.
Ndërsa qytetarët tanë i sigurojmë se sundimi i rendit dhe ligjit në vendin tonë nuk ka dhe nuk do të ketë alternativë thuhet në reagimin e LDK-së./rajonipress/

