Fundamenti

LDK: Stafi shëndetësor po kërcënohet vazhdimisht nga akterë të qeverisjes aktuale në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Para disa ditësh kemi reaguar publikisht lidhur me ndaljen e pagesave për mantelbardhët e QKMF-së, të cilët janë të punësuar në bazë të kontratës në mes Komunës së Gjilanit dhe Kosovamed edhe pse ata për çdo ditë japin shërbime shëndetësore për qytetarët. Sot, përveç kësaj padrejtësie, kemi një shqetësim edhe më rëndë. Stafi shëndetësor po kërcënohet vazhdimisht nga akterë të qeverisjes aktuale në Gjilan se kjo kontratë do të ndërpritet në nëntor të këtij viti edhe pse ligjërisht kjo kontratë përfundon në tetor të vitit 2026 thuhet në reagimin e LDK-së në Gjilan.

Reagimi i plotë:

Kjo po bëhet me qëllim shantazhi politik mbi profesionistët shëndetësorë të cilët janë duke e kryer përgjegjësinë e tyre në mënyrë profesionale me qëllimin e vetëm që ata të frikësohen e të detyrohen të votojnë për qeverisjen aktuale në zgjedhjet e 12 tetorit.

ARKATANA

Ju garantojmë se në kuadër të programit tonë, një nga prioritetet kryesore në shëndetësi është krijimi i kushteve për punësim të sigurt dhe specializime për të gjithë mjekët dhe profesionistët shëndetësorë. Askush nga mantelbardhët nuk do të mbetet pa punë, askush nuk do të kërcënohet për bukën e gojës, sepse, ju jeni shtresa më e shenjtë e më e bekuar e këtij qyteti.

Vazhdoni të qëndroni stoik karshi profesionit tuaj të shenjtë dhe asnjëherë mos bini pre e presioneve e shantazheve politike. Ecim së bashku, me besim e vendosmëri, drejt fitores së radhës, për një Gjilan pa presione politike ndaj shtresës më vitale të shoqërisë sonë.

Mos u dorëzoni para shantazheve!
Ecim së bashku, me dinjitet e vendosmëri, drejt fitores më 12 tetor.