LDK: Smira vulosi fitoren e Halitit në Viti
Viti – Në tubimin madhështor në Smirë të Vitisë, të pranishmit në emër të Akademik Isa Mustafes i përshëndeti deputetja e Kuvendit të Kosovës, Hikmete Bajrami. Ajo tha se PDK-ja qe 6 vite po udhëheq me vota të vjedhura, po e keqpërdor buxhetin, po e shantazhojne opinionin publik me gënjeshtra me gjoja qindra miliona euro.
Sipas saj për ta ndryshuar ketë gjendje duhet të dilni në votime dhe të votoni LDK-në dhe ta ruani atë votë, sepse ajo votë është për ndryshime.
Të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua edhe Naser Rugova i cili tha se gjendem në Smirën Dardane, bastion i LDK-së, votues tradicional djathtist.
Ai tha se me fitoren e LDK-së dhe të Sokol Halitit do të kthehet dinjiteti i juaj, do të rikthehen investimet në Smirë.
Fjalë rasti mbajti edhe kandidati i këtij lokaliteti për Asamblenë Komunale te Vitisë, afaristi i suksesshëm Zekirja Zuka.
Ai tha se po e nis fjalimin tim me fjalët se në Smirë mungon kanalizimi, ujësjellësi, pa fushë sportive për të rinjtë dhe pa përkujdesje shëndetësore. “Garance e rikthimit të këtyre investimeve jam unë dhe Sokol Haliti” tha Zuka.
Në fund të pranishmëve iu drejtua kryetari i ardhshëm i Vitisë Sokol Haliti i cili u zotua se gjatë kohës së qeverisjes së tij do ta bej Smirën me ujësjellës, me kanalizim, do të ketë përkujdesje shëndetësore, do të ndërtojmë një fushë sportive për të rinjtë sportistë, do të asfaltojmë rrugën e ashtuquajtur rruga e Shkupit, do ta rregullojmë rrugën Smirë – Goshice që lidhet me Begracen.
Ai ftoi Smirasit që të dalin në votime më 3 nëntor dhe të votojnë LDK-në, të votojnë kandidatin e tyre Zekirja Zuka dhe ftoi Smirasit që në natën e 3 nëntorit të festojnë fitoren e madhe të LDK-së në Viti thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Viti./rajonipress/