GRANDEMALL

LDK: Shpresojmë të jetë ngopur qytetari i komunës sonë me këtë populizëm mashtrues

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Është e arsyeshme në njëfarë mënyre opozita të kërkojë seancë të jashtëzakonshme, mirëpo krejtësisht e pakuptueshme është pozita me thirr seancë të jashtëzakonshme, duke qenë se e ka të gjithë aparatin e nevojshëm dhe me kompetencë edhe për këtë çështje. Mirëpo, po duket se kjo aparaturë komunale – shtetërore është formuar sa për t’u paguar e jo edhe për të punuar thuhet në reagimin e degës së LDK-së në Gjilan.

Reagimi i LDK-së:

Dikur Gjilani ka pasur kryetar të komunës, drejtor te Zhvillimit Ekonomik, Komision të Aksionerëve të ndërmarrjes publike “Ecohigjiena”, Bordin e “Ecohigjienës” dhe, para se gjithash, ka pasur dije dhe vullnet për bashkëpunim me bashkëaksionarin “Ecohigjiena”.

Edhe atëherë ka pasur probleme e çështje, madje edhe më të rënda se kjo e shtrenjtimit të shërbimeve që po ndodhë në këtë fillimvit.

Për çdo problem dhe çështje është reaguar menjëherë me profesionalizëm dhe me vullnet të mirë.

Edhe pse e patëm trashëguar këtë partneritet nga mu këta të cilët sot kinse po reagojnë pas shtrenjtimit, e kemi bërë më të mirën e mundshme gjatë qeverisjes sonë e që objektivi kryesor ka qenë për shërbime të mira ndaj qytetarëve, gjithnjë duke e ruajtur edhe çmimin e shërbimeve. Duhet rikujtuar se edhe atëherë ka pasë tendenca të tilla, mirëpo bashkë me partnerin i kemi tejkaluar.

ARKATANA

Duke qenë në qeverisje dhe duke funksionuar të gjitha organet komunale, komisioni dhe bordi në asnjë rast nuk kemi pasur nevojë për seanca të jashtëzakonshme sepse çështjet janë zgjidhur me koncenzus dhe me kompetencë, pa pasur nevojë për populizëm në Kuvend.

Edhe sot Gjilani ka kryetar të Komunës, drejtor te Zhvillimit Ekonomik, Komision të Aksionarëve të Ecohigjienës, Bordin e Ecohigjienës dhe pjesën e saj të aksioneve, mirëpo Gjilani sot nuk ka dije dhe vullnet që të përballet me këso çështje si kjo e Ecohigjienës.

Është e arsyeshme në njëfarë mënyre opozita të kërkojë seancë të jashtëzakonshme, mirëpo krejtësisht e pakuptueshme është pozita me thirr seancë të jashtëzakonshme, duke qenë se e ka të gjithë aparatin e nevojshëm dhe me kompetencë edhe për këtë çështje. Mirëpo, po duket se kjo aparaturë komunale – shtetërore është formuar sa për t’u paguar e jo edhe për të punuar.

Shpresojmë të jetë ngopur qytetari i komunës sonë me këtë populizëm mashtrues, fillimisht duke i ngritur tatimet, energjinë elektrike, shërbimet e Ecohigjienës dhe të tjera shërbime, dhe pastaj kinse po organizojmë seanca të jashtëzakonshme ku do të vajtojnë qytetarin me lotë krokodili.

Keni marrë besim qytetar, keni struktura komunale dhe organe kompetente, prandaj kryeni punët dhe leni vajtimet.

Opozita e ka punën e vet e ju e keni tuajën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.