LDK: Shaip Surdulli me sukses i mposhti proceset politike të montuara nga rivalët
Kamenicë – Edhe kësaj here kryetari Shaip Surdulli dëshmoj pafajësinë e tij sepse drejtësia vonon, por e vërteta del në shesh.Ne jemi krenar me punën e Surdullit dhe shpresojmë se të gjitha këto procese gjyqësore të motivuara politikisht do ta bëjnë edhe më të fortë njeriun që ishte gjithmonë në shërbim të qytetarëve të Kamenicës thuhet në reagimin e LDK-së
Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Kamenicë thotë se të hënën përfundoi edhe procesi i fundit gjyqësor ndaj kryetarit të Degës së LDK-së dhe ish kryetarit të Komunës zotit Shaip Surdulli, ku drejtësia edhe pse me vonesë dha fjalën e vetë duke vërtetuar pafajësinë e Shaip Surdulli.
Në të gjitha proceset gjyqësore të ngritura nga rivalët politikë duke dërguar letra anonime në organet e ndjekjes dëshmuan se ishin shpifje dhe me të vetmin qëllim atij politik. Dega e LDK-së vlerëson se kryetari Surdulli çdo herë i ka besuar institucioneve të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe organet e drejtësisë duke i’u përgjigjur çdo çështje të ngritur nga organet e drejtësisë duke ofruar gatishmëri të dëshmoj pafajësinë dhe se puna e tij është bazuar në ligj dhe në të mirën e përgjithshme të Komunës.
Edhe kësaj here Kryetari Surdulli dëshmoj pafajësinë e tij sepse drejtësia vonon, por e vërteta del në shesh.”Ne jemi krenar me punën e Surdullit dhe shpresojmë se të gjitha këto procese gjyqësore të motivuara politikisht do ta bëjnë edhe më të fortë njeriun që ishte gjithmonë në shërbim të qytetarëve të Kamenicës” ka thënë Jeton Biqkaj zëdhënës i LDK-së në Kamenicë./rajonipress/


