UBT

LDK: Sevap i madh është ta heqim këtë qeverisje të keqe

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Qeveria qendrore po i numëron ditët e fundit ngase më nuk durohet krimi, korrupsioni e hajnia, është thënë në tubim, ku i pranishëm ishte kryetari i Degës Lutfi Haziri, kryetarja e Forumit të Gruas Valentina Bunjaku Rexhepi dhe aktivistë e veprimtarë të LDK-së.Para të pranishmëve, kryetari Haziri është shprehur se të gjithë jemi ç`u n’këmbë për ta fituar Kosovën dhe ta largojmë qeverisjen aziatike.

Mbështetje të jashtëzakonshme i është dhënë sot kandidatëve për deputet të Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet nacionale nga ana e banorëve të Livoqit të Epërm dhe lagjes “Rruga e Prishtinës”.

Qeveria qendrore po i numëron ditët e fundit ngase më nuk durohet krimi, korrupsioni e hajnia, është thënë në tubim, ku i pranishëm ishte kryetari i Degës Lutfi Haziri, kryetarja e Forumit të Gruas Valentina Bunjaku Rexhepi dhe aktivistë e veprimtarë të LDK-së.Para të pranishmëve, kryetari Haziri është shprehur se të gjithë jemi ç`u n’këmbë për ta fituar Kosovën dhe ta largojmë qeverisjen aziatike.

Duke folur për kandidatët e LDK-së nga Gjilani, pohoi se kandidatët që i keni para jush, janë përfaqësuesit tuaj, janë ekspertë të cilët do t’i mbrojnë interesat tuaja.
Ai përmendi shifrën katastrofale të rritjes së varfërisë, duke thënë se “nga 6 për qind të shkallës së varfërisë ekstreme sa ka qenë, brenda gjashtë viteve është rritur në 26 për qind”.

“Kandidatët që i kemi nominuar dhe që iu ka ra hise ta përfaqësojnë Anamoravën, janë më të mirët. Ne të gjithë jemi çu n’kambë për ta fituar Kosovën. Fitorja në këto zgjedhje do të jetë sikur “Bajrami i Vogël”, sepse do të jetë fitore me sakrificë. Raportet e Bundestagut e kanë nxjerrë Kosovën me krim të organizuar. Ka ardhur koha me 8 qershor me ndryshue sepse LDK-së gjithmonë i ka ra hise me ba kthesa që prej themelimit në vitin 1989, e cila Kosovën e kthen kah perëndimi dhe e largon nga format e qeverisjes dhe kulturës aziatike. Kosova duhet të kthehet atje ku kemi aspiruar si popull që nga viti 1989”, ka thënë Haziri.

Uji Dea

Ai tha se LDK më nuk do të bëjë kompromise duke ia dhënë të tjerëve kryeministrin, edhe pse ka fituar 50 për qind, por do të fitojmë mbi 50 për qind, dhe do ta kemi kryeministrin tonë Isa Mustafa.

Më pas, radha u vije kandidatëve për deputet nga Gjilani për të dhënë mesazhet e tyre.
“Po e fillojmë betejën e re dhe duhet mund i madh për ta bërë demokracinë e lënduar. Me votën për deputetët tuaj, do të thotë më shumë punësim dhe përkujdesje për Gjilanin. Kosova tashmë ka mbetur pa dinjitet, por me ndryshimin e madh që do ta bëni, me punën tuaj, do ta shporrim këtë keq qeverisje me në krye Isa Mustafën. Sevap i madh me e hjek këtë qeverisje të keqe, dhe ta marrim përgjegjësinë për ta udhëhequr shtetin dinjitetshëm”, tha zonja Lirije Kajtazi.

“Ju jeni ata që me votën tuaj do ta ndërroni këtë qeveri. Ju përgëzoj për mbështetjen dhe ju ftoj të dalim masivisht më 8 qershor duke e votuar Lidhjen Demokratike të Kosovës. Qytetari i Kosovës nuk do të mashtrohet më nga ata që s’e respektuan ligjin dhe i sollën të këqija Kosovës. Ju do të na jepni mandatin dhe ne do të përkujdesemi për ju, për t’ju sjell punë të mira, demokraci e shtet ligjor”, tha kandidati Murat Hoxha.
“Dje e kemi fituar Komunën ndërsa sot do ta fitojmë Kosovën dhe kjo bëhet duke e mbështetur masovikisht filozofinë rugoviane. Këtu është i pranishëm brezi i republikës. Ne vazhdimisht kemi punuar me juve. Ju duhet të mobilizoheni dhe brenda dy jave duhet të punojmë vazhdimisht që ta heqim këtë të keqe. Që të kemi prosperitet, neve na duhet qeveria qendrore. Projektet për Gjilanin, autostrada, zona industriale etj., do të bëhen vetëm me qeverisjen e LDK-së sepse ne jemi institucionalistë”, ka thënë kandidati Naim Behluli.

“LDK ka mobilizuar një popull të tërë drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, e cila ka vendosur ta bëjë kthesën e madhe historike, duke e hequr këtë qeverisje të keqe duke e marrë shembull Gjilanin, në krye me Lutfi Hazirin. Kosova nuk merret pa Gjilanin dhe kur e kemi përkrahjen tuaj ne nuk dyshojmë në fitoren e LDK-së dhe e kemi shumë të lehtë ta bëjmë këtë kthesë. Do të ketë zhvillim ekonomik, vende të reja pune dhe integrim në strukturat europiane me mbështetje të fuqishme nga miqtë tanë”, është shprehur kandidati Sabit Rrustemi.

“8 qershori nuk është larg, kur duhet të vendoset përfundimisht me vullnetin e qytetarëve dhe e di se qytetarët e Kosovës të të gjitha moshave nuk do t’i japin votë asaj alternative që na e solli krimin, korrupsionin dhe anarkinë. Unë besoj se gjilanasit me 8 qershor do ta zgjedhin alternativën e zhvillimit ekonomik, progresit dhe qeverisjen e mirë. Po të përcjellim çka na thotë bota, mediat etj.,. nuk di edhe çka duhet tjetër ne në Kosovë të na bindë se cila është alternativa më e mirë. Krejt Bota është ç`u n’kamb duke bërë thirrje të mos e votoni krimin që e solli kjo qeveri në ikje”, e përfundoi tubimin kandidati Fatmir Rexhepi./rajonipress/