ARKATANA

LDK-së i duhet një kryetar i ri

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Nga Avdyl Jerliu – LDK-ja ka hyrë në ditët e fundit të zgjedhjeve të brendshme dhe së shpejti do të mbajë Kuvendin në nivel qendror ku do të zgjedhë Kryetarin e saj. LDK-ja pas humbjes së njëpasnjëshme të zgjedhjeve në nivel qendror ka ardhur koha që në krye të LDK-së të vije një Kryetar i cili është i suksesshëm në politikë dhe që këtë e ka dëshmuar në të kaluarën e tij politike.

Duke marrë parasysh se të gjitha partitë parlamentare në Republikën e Kosovës kanë kryetarët e tyre të rinjë në moshë edhe atë nën moshën 50 vjeçare , kjo i duhet edhe LDK-së. Kësaj here LDK-ja duhet ta zgjedhë një Kryetar të ri në moshë por me përvojë të dëshmuar politike.

Besoj se edhe kreu aktual i LDK-së duhet të jetë i hapur dhe jo egoist dhe të deklarohet hapur se tërhiqem nga gara dhe u jap hapësirë gjeneratave të reja dhe me plot energji.

Nëse Kryetari i tanishëm ja donë të mirën LDK-së , vetes së tij, popullit të Kosovës dhe në veçanti votuesit të LDK-së duhet të largohet nga gara për të mbetur në histori të partisë si Kryetari i parë që ka hapur rrugë për ta udhëhequr LDK-në gjenerata e re.

Besoj se këtë rrugë duhet ta ndjek edhe ai plakushi tjetër z. Sejdiu të tërhiqet nga gara dhe të u jap mundësi gjeneratës së re.

FIDANISHTJA

Kryetari në detyrë i LDK-së dhe njëherit Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Mustafa ka mjaft punë dhe angazhime në tre vitet e ardhshme në qeveri , pozita e Kryetarit të LDK-së vetëm se i merr energji të cilën mundet ta jap në qeverisje për të mirën e Kosovës. Besoj se duhet të largohet logjika pasi të jesh Kryeministër, patjetër duhet të jesh edhe Kryetar partie.

Dihet se kryetari aktual vitin e ardhshëm e arrin moshën e pensionimit por dihet se pozitat politike nuk lidhen me moshën por lidhen me energjinë që e ka një 65 vjeçar . LDK-ja derisa në krye të saj ka një njeri me moshë i pensionuar kurrën e kurrës nuk do të dalë e para në zgjedhjet e ardhshme. Pikërisht pas vdekjes së Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, LDK-së i ka munguar kjo energji.

Kur përmendet Presidenti Rugova dihet se edhe ai nuk ishte shumë i ri në moshë por kishte besim dhe simpati të madhe nga populli i Kosovës. Këtë besim dhe simpati që e pati Presidenti Rugova rrallë se mundet ta fitoj dikush në Kosovë por edhe në rajon, kështu që mosha e Presidentit Rugova bënë përjashtim.

Uroj që ky mesazh të lexohet nga e gjithë anëtarësia e LDK-së dhe nga Kryeministri z. Mustafa./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.