LDK: Rritet edhe më tej përkrahja për Sokol Halitin

Gjilan – Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, pas kumtimit të rezultateve preliminare nga ana e KQZ-së, ku ai fitoi bindshëm në raundin e parë, ka filluar menjëherë përgatitjet për raundin e dytë, ku ai po zhvillon takimet me intensitet të shtuar.
Jakup Haxhiu zyrtar për informim në LDK tha për rajonipress se Sokol Haliti po takon strukturat e partisë për t`i falënderuar ata, dhe njëkohësisht po takon grupe të ndryshme të interesit, ku po apelon tek ata, për dalje masovike në garën e balotazhit për tu konfirmuar kryetar i ardhshëm i komunës së Vitisë.
Sipas Haxhiut, Halitit në përkrahje po i dalin edhe sportistët, bizneset, zejtarët, fermerët e ndryshëm, si dhe qytetarët e shumtë të cilët gjatë bisedave me Halitin, shprehin dëshirën e tyre për të ndryshuar jetën e qytetarëve në komunën e Vitisë.
“Haliti apelon tek qytetarët që të mos bien pre e premtimeve boshe që po bëhen nga kundërkandidati i tij, se gjoja do të asfaltohen rrugë, e vende vende po shtrohet zhavorr gjatë kohës deri në balotazh, pa asnjë oferte tenderimi, të cilat do të hetohen dhe ndiqen penalisht, sepse kështu kryetari në ikej vetëm po e fut komunën në borxhe, të cilat edhe ashtu kështu janë të shumta” tha Haxhiu./rajonipress/