GRANDEMALL

LDK rrezikon të mos marrë pjesë në zgjedhje të jashtëzakonshme

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Lidhja Demokratike e Kosovës, e drejtuar nga Isa Mustafa, rrezikon që të mbes jashtë garës, nëse do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme. Sipas Rregullave zgjedhore, secila parti që të certifikohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhje duhet që të paktën çdo 48 muaj të ketë mbajtur Kuvendin e saj zgjedhor.

Lidhja Demokratike e Kosovës nga data 7 nëntor 2010, kur edhe është zgjedhur Isa Mustafa kryetar i partisë nuk ka mbajtur më asnjë Kuvend zgjedhor. Praktikisht vetëm edhe 20 ditë i bie që LDK të plotësoj afatin ligjor, që pastaj të mos mund të certifikohet nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të qenë pjesëe e garës, nëse do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, shkruan Gazeta Blic.

Në Pikën e 15 të Rregullave për regjistrimin e partive politike thuhet shumë qartë se: “Partia e regjistruar politike mban kuvendin brenda gjashtë muajve nga data e regjistrimit të partisë, dhe pastaj së paku çdo dyzetetetë muaj”.

Pra, sipas kësaj rregulle zgjedhore, i bie që LDK është dashur që Kuvendin e saj zgjedhor ta mbajë në nëntor të këtij viti, për t’i plotësuar afatet ligjore për të qenë pjesëmarrëse në zgjedhje, në rast të zgjedhjeve eventuale.

LDK kishte planifikuar që zgjedhjet t’i mbajë gjatë vjeshtës, në mënyrë që brenda afateve ligjore të përmbyll procesin e brendshëm zgjedhor, mirëpo për shkak të ngërçit politik kjo parti ka marrë vendim që t’i shtyjë zgjedhjet e brendshme.

Eco Higjiena

Nëse do të kemi zgjedhje të reja shumë shpejt, atëherë LDK-së nuk do t’i mbetet tjetër gjë pos që të improvizoj një Kuvend Zgjedhor formal, ashtu siç e kishte praktikuar PDK-ja para zgjedhjeve të vitit 2010.

PDK më 2010 ishte detyruar që të mbajë një ekspres Kuvend, vetëm e vetëm që t’i plotësoj kushtet formale, në mënyrë që kjo parti të marrë pjesë në zgjedhje.

Analistët politikë kishin vlerësuar se një nga arsyet pse Isa Mustafa pranoi marrëveshjen me AAK-në e Nismën, duke hequr dorë edhe nga posti i kryeministrit, vetëm e vetëm që ta “rimarrë” veten dhe kësisoj të shpëtoj nga largimi si udhëheqës i partisë.

Isa Mustafa u zgjodh në krye të LDK-së më 7 nëntor të vitit 2010. Atë kohë Mustafa ishte kryetar i Prishtinës dhe këshilltar i presidentit Fatmir Sejdiu. Ardhjes së tij në krye të LDK-së, i ndihmoi shumë edhe fitorja bindëse që e kishte pasur në zgjedhjet lokale të vitit 2009, ku fitoi bindshëm, madje pa balotazh, falë gjuhës së ashpër që e pati ndaj PDK-së e SHIK-ut./Gazeta Blic/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.