Hidromorava

LDK respekton agjendën e punës, mban takim të rregullt me kryetarët e Nëndegëve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në përmbushje të agjendës së Degës së LDK-së në Gjilan, në takimin që u mbajt sot më 26 Nëntor 2015 me kryetarët e Nëndegëve i ftuar ishte drejtori i Shërbimeve Publike z. Naser Korça për të raportuar për punën 9 mujore dhe planet për përmbylljen e këtij viti.

Bazuar në buxhetin e komunës për këtë vit komuna ka realizuar një numër të konsideruar të projekteve, duke përmbushur kështu nevojat e qytetarëve, si në qytet ashtu edhe në fshatrat e komunës sonë, duke pasur parasysh të bëj një shpërndarje proporcionale të këtyre projekteve.

Naser Korça i shoqëruar edhe nga drejtori i departamentit të Prokurimit z. Salih Kqiku dhe shefi i grupit të këshilltarëve komunal të LDK-së z. Avdyl Aliu falënderuan kryetarët e Nëndegëve për bashkëpunimin e deritanishëm, duke shpresuar se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në vitin 2016 dhe 2017 ku pritet të bëhen shumë punë në infrastrukturë.

Hidromorava

Pasi që tani jemi në stinën e dimrit dhe kushtet atmosferike nuk lejojnë që të punohet shumë në infrastrukturë, atëherë konsiderohet që kjo kohë është e mire të punohet në përgatitje të projekteve, në mënyrë që me fillim të pranverës të jemi të gatshëm për ekzekutim të punëve.

Në këtë kontest u kërkua nga kryetarët e Nëndegëve që ata t’i artikulojnë kërkesat dhe nevojat e komunitetit si psh. ujësjellësin, kanalizimin, ndriçimin, asfaltimet dhe prioritetet të tjera.

Në diskutimet e tyre kryetarët e Nëndegëve, folën me admirim për projektet e kryera deri më tani si dhe vunë në pah edhe nevojat që kanë për të ardhmen duke mbështetur drejtorët në fjalë, shefin e grupit të këshilltarëve dhe në veçanti kryetarin e komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.