Mobi Casa

“LDK refuzon farsën e darkave” – Abdixhiku thotë se PDK u instrumentalizua nga pushteti, kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Në këtë mbledhje kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit.

Abdixhiku ka deklaruar se qytetarëve u kanë mjaftuar tri vite për ta kuptuar paaftësinë fondamentale të kësaj qeverie.

Ai u shpreh se sot shtyllat identitare të Kosovës janë vënë në peshore të fatit të popullistëve.

“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe kjo e ardhme sot duket e zymtë, e pa perspektivë. Sot teksa qëndrojmë këtu në një udhëkryq kritik të vendit shtyllat identitare të Kosovës janë vënë në peshoren e fatit të popullistëve. Ato po gërmohen, rrënohen dhe tjetërsohen si synim ideologjik i mosbesueseve të pavarësisë”, ka thënë Abdixhiku.

Mobi Casa

I pari i LDK-së ka shtuar se kjo Qeveri nuk ka lënë asnjë shenjë në asnjë fushë.

“Sot është moment reflektimi. Ky moment thërret për përgjegjësi, duhet dorëheqje. LDK refuzon farsën e darkave, LDK është e gatshme dhe kërkojmë dorëheqje të qeverisë. Fillimisht dorëheqja e pastaj shpërbërje…”, ka thënë Abdixhiku.

Ai pati edhe një mesazh të tërthortë për PDK-në që kishte pranuar të takohet me kryeministrin Kurti ditë më parë.

“Pas tre vjet e gjysmë popullizëm, e nxitje të propagandës pushteti kishte menduar zgjedhjen e instrumentalizimit të opozitës si shpëtim individual nga dështimi i madh, fatkeqësisht në këtë instrumentalizim ka gjetur një aleat”, tha Abdixhiku, duke shtuar që të bashkuarit të caktojnë datën e “ne te djathtët do ta caktojmë festën” /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.