Uji Dea

LDK: Raporti i KDI-së që e rangon Gjilanin në vendin e 17-të dëshmon se qeverisja e VV-së është totalisht jotransparente

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Raporti i fundit i Institutit Demokratik të Kosovës ku Komunën Gjilanin e rangon në vendin e 17 është dëshmia më e mirë se qeverisja e VV-së është jotransparente. A ka vend për t’u krenuar me vendin e 17, kur një komunë tjetër fqinje rangohet në vendin e tretë?!

Sa për dijeni është pikërisht organizata KDI që Gjilanin nën qeverisjen e LDK-së e ka vlerësuar disa herë radhazi kampion në Kosovë për transparencë.

Është tejet shqetësues fakti që KDI e poenton Gjilanin me zero te indikatori për vendimet e kryetarit. Pse nuk publikohen vendimet e kryetarit dhe çka fshihet prapa këtyre vendimeve?!

FIDANISHTJA

Për më keq kjo organizatë kredibile e vlerëson me zero edhe që nuk ka plan të punës. Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, në vazhdimësi ka ngritur shqetësimet për mostransparencën e qeverisë së udhëhequr nga VV, për nepotizëm dhe për qeverisje pa plan.
Edhe më keq se kaq VV i ka stopuar projektet zhvillimore të Gjilanit.

Janë dhënë 109 premtime mirëpo për nëntë muaj qeverisje janë zero të iniciuara. Kjo është e pafalshme dhe qytetarët e Gjilanit po e shohin për çdo ditë katandisjen e pushtetarëve, keq qeverisjen, nepotizmin e depresionin politik dhe ekonomik që e kanë sjell në Gjilan thuhet në reagimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.