LDK: Qytetarët gjilanas shpresat i kanë tek Lutfi Haziri

Gjilan – Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Gjilan, dënon ashpër veprimin e disa drejtorëve politik të shkollave fillore e të mesme, të udhëhequr nga PDK, që po shantazhojnë punëtorët e arsimit duke kërkuar që të lëshojnë mësimin për darkën e fundit me Hashim Thaçin. Edhe kjo darkë po shtrohet me paratë e vetë arsimtarëve. Kjo është paraja e tyre me të cilën po ftohen me shantazh në sofrën e PDK-së. Në vend të darkave dhe vizitave turistike, në Gjilan duhet të jep këto përgjigje: Ku janë premtimet për 120 milion investime? Pse po krijon borxhe në Gjilan që po arrijnë në 7 milion euro apo edhe kur do të ndërtoni hekurudhën e famshme?
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Gjilan, Lutfi Haziri, ka pritur në zyrën e tij dje dhe sot qytetarë të shumtë gjilanas, me të cilët ka biseduar për hallet dhe problemet e tyre.
Gjatë takimit, ata kanë shfaqur pakënaqësi të mëdha për pushtetin aktual, duke filluar nga fenomeni i familjarizmit në konkurse, të shantazheve të shumta në vendet e tyre të punës, për problemet sociale si dhe për mungesën e perspektivës për të rinjtë gjilanas, të cilët çdo ditë e më shumë po ua mësyjnë rrugëve të perëndimit thuhet në një njoftim të degës së LDK-së në Gjilan.
Qytetarët paraqiten kërkesat e tyre në pamundësi që kjo komunë e PDK-së e ngulfatur nga nepotizimi, korrupsioni dhe premtimet boshe, të i zgjidhë dhe se kjo qeverisje e dyerve të mbyllura për qytetarët do të përcaktohet për qeverisjen e qytetarëve dhe me dyer të hapura, që do të udhëhiqet nga LDK-ja, ndërsa qytetarët do ta shkarkojnë njeriun e borxheve nga PDK me 3 nëntor.
Qindra kërkesa, probleme, programe e projekte, të paraqitura këto dy ditë, janë dëshmi e besimit në LDK dhe tek përfaqësuesit e saj në listë si dhe te kandidati për kryetar të komunës së Gjilanit. Haziri po ndanë këto shqetësime dhe programe të përbashkëta duke siguruar që të gjitha kërkesat qytetare do të zgjidhen nga dita e parë e qeverisjes së LDK-së.
“Për ne komuna është në shërbim të qytetarëve e jo qytetarët në shërbim të komunës. Tash më, ky dallim si nata me ditën, na dallon ne LDK-n nga PDK-ja që po kërkon shërbime prej qytetarëve, bizneseve, rinisë, gruas, e sonte edhe nga arsimtarët, e nesër nga mjeket…”
Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Gjilan, dënon ashpër veprimin e disa drejtorëve politik të shkollave fillore e të mesme, të udhëhequr nga PDK, që po shantazhojnë punëtorët e arsimit duke kërkuar që të lëshojnë mësimin për darkën e fundit me Hashim Thaçin. Edhe kjo darkë po shtrohet me paratë e vetë arsimtarëve. Kjo është paraja e tyre me të cilën po ftohen me shantazh në sofrën e PDK-së. Në vend të darkave dhe vizitave turistike, në Gjilan duhet të jep këto përgjigje: Ku janë premtimet për 120 milion investime? Pse po krijon borxhe në Gjilan që po arrijnë në 7milion euro apo edhe kur do të ndërtoni hekurudhën e famshme?
Gjithashtu, Lidhja Demokratike e Kosovës përkrahë pa rezerva kërkesat e drejta të pensionistëve dhe kërkon urgjentisht nga organet kompetente t’i përmbushin obligimet e marra ndaj kësaj kategorie të çmuar të shoqërisë sonë thuhet në komunikatën e degës së LDK-së të nënshkruar nga zëdhënësja Saranda Bllaca./rajonipress/