Fundamenti

LDK: Qeverisja e VV-së e largoi krejtësisht vëmendjen nga shëndetësia dhe mirëqenia sociale

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Komisioni për Shëndetësisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës- Dega Gjilan, sot ka mbajtur konferencë për medie. Kryetari i këtij komisioni, Imet Rrahmani, paraqiti para medieve e qytetarëve disa shqetësime të gjetura në fushën e shëndetësisë dhe sferën në komunën e Gjilanit.

“LDK konsideron se tash e dy vite, vëmendja e ekzekutivit të komunës është larguar nga këto dy fusha shumë me rëndësi për jetën e qytetarëve të Gjilanit. Shëndetësia primare dhe çështjet sociale të gjilanasve, janë larg fokusit të nevojshëm. Ka disa muaj që menaxhimi i shëndetësisë provohet të udhëhiqet nga zyra e Kryetarit dhe me ushtrues detyre, në vend se të emërohet një Drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë me kompetenca të plota, i angazhuar dhe i fokusuar në adresimin e nevojave të përditshme. Në rrethana të tilla veç sa thellohen problemet sistemore, nuk adresohen nevojat ditore, dhe nuk ka një veprim proaktiv zhvillimor” tha Rrahmani.

Tutje ai shtoi se dështimi në funksionalizimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, në nivelin dhe formën për çfarë është destinuar si investim në njërën anë, dhe dhënia e ish objektit të QKMF-së për shfrytëzim Policisë së Kosovës, janë veprime të pamenduara mirë nga ekzekutivi i komunës.

Mobi Casa

“Në objektin e ish- QKMF-së, do të duhej të riorganizohej shërbimi i stomatologjisë, me perspektivën e avancimit të tij edhe me shërbime të kujdesit dytësor stomatologjik, e jo të jepet prona komunale për institucionet qendrore. Udhëheqja e suksesshme e një komune i shton pasuritë, i shfrytëzon drejtë ato dhe për nevoja prioritare të qytetarëve te vet. Shembull i vendimeve ad-hoc, të pa menduara, pa asnjë objektivë të qartë, dhe vetëm sa për të thënë se po bëjmë diçka, janë edhe shkarkimet dhe emërimet pa asnjë kriter” ka thënë Rrahmani.

Si mund të cilësohen ndryshe shkarkimet e personave që ishin shefa në njësitë e caktuara, për tu kthyer e emëruar po të njëjtit si ushtrues detyre në po të njëjtat shërbime?!
Ne mendojmë se ato u bënë vetëm për të i kënaqur ambiciet egoiste të individëve, përmbushur kërkesat elektorale dhe ushqyer politikat populliste.

  • Përpos kësaj, komuna ka dështuar në hapjen me kohë të konkurseve dhe punësimin e profesionistëve në shëndetësi, ka dështuar në sigurimin e materialeve të domosdoshme për dhënien e shërbimeve në kushte minimalisht të pranueshme, në objekte shëndetësore, dhe jo vetëm në to. Pothuajse qe një vit e gjysmë ka mungesë të pashpjegueshme të materialit higjieno-sanitar; ka joefikasitet në shfrytëzimin e buxhetit të ndarë për barna; ka ngarkesë të një njësie me shërbime të panevojshme karshi zvogëlimit të kohës së dhënies të shërbimeve në një njësi tjetër.
  • Në sferën sociale, përpos mungesës së stafit të nevojshëm, keqpërdorimeve dhe interferimeve të përditshme në zgjidhjen e lëndëve, menaxhimit të njësive të caktuara nga persona jokompetent dhe pa përgatitjen e duhur shkollore, është për t’u kritikuar edhe mospërgatitja me kohë dhe mungesa e programeve për rastet e rënda sociale në përballimin e nevojave shtesë që sjell sezona e dimrit, si banimi, ngrohja dhe nevoja tjera bazike.
  • Kompleksiteti i nevojave të grupeve të ndryshme të shoqërisë, si jetimët, nënat vetushqyese, të moshuarit e vetmuar, etj, ishte planifikuar të zbutej me ndërtimin dhe fuknsionalizimin e Fshatit Social, apo siç e njohim me emrin “ Fshati i lumtur”.

Kjo qeverisje duhet ta kthejë fokusin kah shëndetësia, dhe të jetë e gatshme të përballojë kërkesat e qytetarëve dhe nevojat e tyre është thënë në këtë konferencë./rajonipress/