Hidromorava

LDK: Qeveria urgjentisht ta pezullojë vendimin për dyfishim të çmimit të tatimit në pronë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës ta pezullojë vendimin për rritjen e çmimit të tatimeve, i cili erdhi si pasojë e rritjes së vlerësimit të pronave.

LDK thotë se ky është një veprim i papërgjegjshëm në një kohë me inflacion të lartë.

“Qeveria e paaftë ka filluar vitin e ri edhe me një rritje të ngarkesës tatimore për qytetarët e Kosovës. Kjo është edhe një godite tjetër ndaj papërballueshmërisë në kohën kur kosto e rritjes së çmimeve dhe kosto e jetesës ka arritur nivele rekorde në vend. Për shkak të rritjes së barrës tatimore – si rezultat i rritjes së vlerësimit të pronave nga Ministria e Financave – qytetarët e Kosovës kanë filluar të pranojnë faturat e tatimit në pronë me rritje deri në dyfishim. Kjo ngarkesë shtesë, në kohë të krizës së çmimeve, është e papranueshme dhe e patolerueshme. Vendimet e Ministrisë pa koordinim, janë papërgjegjësi”, ka thënë LDK.

Uji Dea

Kjo parti thotë se me këtë shkallë enorme të inflacionit, në mungesë të rritjes së ardhurave, në rëndesë ekonomike, kjo politikë e Qeverisë na shpërfaqet si një tjetër dështim i madh.

“Në kohë të papërballueshmërisë, ky është një veprim tjetër i papërgjegjshëm i pushtetit që tashmë veçse është larguar nga qytetari. LDK kërkon nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht të rishikojë të gjitha mundësitë ligjore për të pezulluar rivlerësimin e tatimit në pronë për vitin 2023, duke mos lejuar rritjen e ngarkesës tatimore në pronë për qytetarët e Kosovës. Gjithashtu, Ministria e Financave sa më shpejtë ta dërgojë ligjin e ri për tatimin në pronë në Kuvend në mënyrë që t’iu mundësohet komunave ulja e pragut të normës tatimore./Express/