RCCOLA

LDK: Qeveria Kurti çdo ditë po merr kartonë të kuq, hyri në histori për shkelje të shumta të Kushtetutës

/ 2 minuta lexim

Pas vlerësimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin për Zyrtarët Publikë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i LDK-së Armedn Zemaj tha se e kanw mirëpritur këtë vendim, duke shtuar se Qeveria Kurti po i shkel të gjitha ligjet dhe Kushtetutën.

Ai numëroi po ashtu edhe të gjitha shkeljet që ka bërë kjo Qeveri.

Uji Dea

“Sot kemi thirrur këtë konferencë për të shpreh shqetësimi për shkeljen e ligjit dhe kushtetuese. Ky pushte është pushtet i shkeljeve të ligjeve dhe Kushtetutës. Anëtaret e kësaj qeveri janë shkelës serik të ligjit dhe Kushtetutës”.“Ky pushtet ka hyrë më histori për të keq kur ka bërë thirrje për ligjet të cilat që mos ti nënshtrohen vlerësimit nga Gjykata Kushtetuese. Ndryshe i bie që ka bërë thirrje publike që anarkia të dominoj ligjet dhe kushtetutën e Kosovës të mos respektohet. Ka bërë thirrje që frikësimi të jetë lënda e parë qeverisëse”, tha ai.

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në LDK, Shkëmb Manaj, tha se Qeveria Kurti çdo ditë po merr kartonë të kuq dhe dje e mori edhe një nga Gjykata Kushtetuese.Ai i ka ftuar të gjithë zyrtarët e shërbimit civil që të jenë në shërbim të shtetit të Kosovës, duke shtuar se LDK-ja administratën e shtetit nuk e konsideron administratë të partive politike, raporton EO.

“Çdo ditë kemi ankesa nga zyrtarë të shtetit, çdo ditë e më shumë po marrin pushim pa pagesë vetëm për të mos qenë pjesë e këtyre vendimeve. Ky pushtet duhet të ndalet që të shpëtohet shteti i Kosovës. LDK i fton të gjithë zyrtarët e shërbimit civil që të jenë në shërbim të shtetit të Kosovës. Për ne dallimi do të bëhet vetëm në ata që janë në zbatim të ligjit dhe ata që nuk janë. Qeveria jonë do të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik dhe sundimit të ligjit. Kjo qeverisje anti-kushtetuese duhet të shkojë në shtëpi andaj, LDK sot i jep karton të kuq”.