RCCOLA

LDK: Qëndron Kastrati po tregon sjellje arrogante

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Dega e LDK-së në Kamenicë reagon ndaj sjelljeve dhe arrogancës së këtij pushteti të udhëhequr nga Qëndron Kastrati dhe vartësve të tij siç është rasti i ud. Drejtoresh sê Arsimin Mirhane Morina e cila në mënyrë arrogante sillet me punëtoret arsimor. Po ashtu ajo me këtë arrogancë dhe me sjelljen jo korrekte të saj e dërgon ne komision disiplinor Profesoreshën Besa Krasniqi njëherësh delegate e LDK- së në Kuvendin Komunal thuhet në reagimin e degës së LDK-së në Kamenicë.

UBT

Reagimi i plote i delegates znj. Besa Krasniqi.
“DJALLËZIA E DREJTORISË SË ARSIMIT
Të nderuar miq,
Prej kohësh po përballem me një presion të jashtëzakonshëm psikologjik në punën time si profesoreshë në gjimnazin e Kamenicës.
Kjo vjen si pasojë, që në pozita kyçe në Komunë emërohen njerëz që s’kanë haber me fushën e arsimit dhe që në jetën e tyre nuk e kanë asnjë ditë përvojë në udhëheqje.
Në kohën kur po mbahej greva e mësimdhënësve, më bënë presion dhe me shantazhon ‘juristja’ e Komunës. Vazhdon edhe në raste të tjera…
Ndërsa sot e marrë vesh se jam thirr edhe në Komision Disiplinor!
Kah po na çojnë këta njerëz!?
Meqenëse në Komunë s’ka një organ ku mund të ankohem, e njoftoj të madhen UD të drejtorisë së Arsimit se me të do të përballem në Gjykatë.”